Flash News

KRYESORE

Hapja e shkollave në shtator, reagon deputetja: Qeveria të paraqesë dokumente jo deklarata në rrjete sociale

Hapja e shkollave në shtator, reagon deputetja: Qeveria të

Deputetja e opozitës së re parlamentare, Fatjona Dhimitri, ka reaguar së fundmi në lidhje me vendimin e Ministrisë së Arsimit për rinisjen e vitit shkollor më 14 shtator.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Dhimitri shprehet se vendimi është bërë publik përmes Facebook-ut, por jo me dokumente zyrtare.

Sipas saj, rikthimit të nxënësve në bankat e shkollës, prej të cilave janë shkëputur prej 6 muajsh duhet t’i bashkëlidhet edhe një protokoll masash për mbarëvajtjen e vitit te ri shkollor që "facebook-u na dikton se do të fillojë në 14 shtator".

Reagimi i plotë:

Ministrja Shahini vijon me portretin e përgjumur në vendimet e bëra publike përmes Facebook-ut.

Harron që shteti drejtohet me dokumente dhe jo me deklarata virtuale nëpër rrjetet sociale, pavarësisht se kjo e fundit është bërë e modës.

E pason topin tek Komiteti në të njëjtën formë me të cilën ata që i thurin lavde mbulojnë gjurmët e paaftësisë së saj.

Rikthimit të nxënësve në bankat e dijes, prej te cilave janë shkëputur qysh prej 6 muajsh duhet ti bashkëlidhet edhe një protokoll masash për mbarëvajtjen e vitit te ri shkollor që facebook na dikton se do të fillojë në 14 shtator.

  1. Prandaj Ministria e Arsimit duhët të bëjë publike vendimin për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021.
  2. Është me rëndësi që protokolli i masave të jetë i qartë, i thjeshtë dhe të përfshijë sistemin arsimor parauniversitar në të gjithë territorin.
  3. Të përcaktohet numri i nxënësve që do jenë në një klasë kryesisht në ato shkolla ku ka mbipopullim nxënësish dhe shihet thuajse e pamundur të respektohet trendi i distancës sociale.
  4. Të evidentohen lehtësirat në transport për nxënës e prindër, kryesisht për distanca të largëta apo ku infrastruktura rrugore mungon.
  5. Orari i mësimit të mos reduktohet nëqoftëse mësimi do të bëhet me dy turne, në rast të kundërt nxënësit do të vuajnë mangësitë në përvetësimin e dijeve.
  6. Të bëhet transparente mënyra e rekrutimit të mësuesëve që nevojiten në rastet e shtimit të klasave me dy turne si dhe skema e shpenzimeve sipas zërave për burime njerëzore e paisje logjistike.
  7. Komiteti Teknik duhet të bëjë transparent inspektimin e kushteve higjeno - sanitare në të gjitha shkollat qofshin këto publike apo private, higjenizimin e ambienteve ( muret e klasave, tualete, korridore ku shkëmbehen mësues e nxënës).
  8. Testimin masiv të mësueseve në shkolla, prej të cilëve mund të ketë të infektuar të padiagnostifikuar dhe kontakti i parë me nxënësin përmes kalimit të materialeve bankë më bankë mund të jetë fatal për shëndetin e tyre.

 

  1. Të vlerësohen familjet me të ardhura minimale si dhe të shihen mundësitë e kompensimit të pagesës së internetit në rastet kur mendohet që një pjesë e programit mësimor të mbartur prej vitit shkollor që lamë pas, të zhvillohet online.

 

10.Të merren masa që fëmijet e familjeve që vuajtën pasojat e termetit të 26 nëntorit të ndjekin vitin e ri shkollor në të njëjtat kushte dhe standarte me bashkëmoshatarët e tjerë.

 

Masat e lartpërmendura duhet të merren dhe të garantohen në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë si dhe të monitorohet rreptësisht zbatimi i tyre!

Të fundit