Flash News

KRYESORE

Hapja me forcë e derës së Bashkisë Kamëz, Basha: Rakip Suli zaptoi institucionin me ndihmën e banditit Sali Skura të dosjes "184"

Hapja me forcë e derës së Bashkisë Kamëz, Basha:

Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka reaguar pas hapjes me forcë të Bashkise së Kamzës nga mbeshtetesit e PS.

Basha shkruan në Facebook  se “hajduti i miliona euro te shqiptareve, Rakip Suli, zaptoi bashkine e Kamzes me ndihmen banditit Sali Skura”.

 

 

Postimi i Bashës

“ Rakip Suli me ndihmën e banditit Sali Skura dhunuan dhe zaptuan sot me forcë selinë e Bashkisë Kamëz. Për dhunën hajdutërore të dy këta kriminelë do të përgjigjen shpejt para ligjit! Uroj për të mirën e tyre dhe të Hajdutit Psiqik, që ajo ditë të vijë më shpejt se dita e përballjes me zemërimin e popullit!

Rakip Suli ky hajdut i milonave të shqiptarëve me tendera dhe qira që i përfitoi kur ishte deputet në konflikt të pastër interesi, duhet të ishte ndjekur penalisht dhe dënuar. Sali Skura i dosjes 184 që ngrinte postblloqe për të ndaluar votuesit e opozitës duhet të ishte në burg.

Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të sundojnë Shqipërinë.

Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare!”

 

Të fundit