
Flash News
Video/ Kodrat e Dukatit përfshihen nga flakët, zjarri përhapet me shpejtësi mbi fshat
Tragjedi në Teksas: 59 të vdekur dhe 27 vajza ende të zhdukura pas përmbytjeve shkatërruese
VIDEO/ Zbardhet përleshja mes bandave në Greqi, 12 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë
Jepte para me fajde dhe kanoste njerëzit, arrestohet nënkomisari në Elbasan (EMRI)
EMRI/ Drogë dhe armë pa leje, arrestohet i riu në Durrës, nën hetim bashkëpunëtori
Hapje 100 % të listave dhe ruajtje të koalicioneve, Opozita e Bashkuar dërgon draftin për Kodin Zgjedhor në Këshillin Politik

Opozita e Bashkuar ka dorëzuar në Këshillin Politik draftin për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.
Opozita jashtëparlamentare propozon hapje të listave 100% dhe koalicionet të ruhen ashtu siç janë në draftin ekzistues. Gjithashtu opozita ka ripërsëritur kërkesën për t'iu drejtuar OSBE-ODIHR për mosmarrëveshjet mes palëve.
Drafti është dorëzuar në Këshillin Politik dhe do të kalojë për diskutim dhe më pas miratim.
Gjatë mbledhjeve të mëparshme përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri refuzoi opozitëbn për t'iu drejtuar OSBE-ODIHR me arsyetimin se ata nuk kishin propozuar një draft konkret.
Drafti i plotë:
- Gjiknuri,
Me ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë më 30 Korrik 2020, Kuvendi ka hequr nga neni 68 i Kushtetutës koalicionet zgjedhore të partive politike si subjekt me të drejtë propozimi të kandidatëve për zgjedhjet për Kuvendin. Në fakt, këtë të drejtë koalicionet parazgjedhore nuk e kanë patur në Kodin Zgjedhor që nga viti 2003, sepse sipas Kodit Zgjedhor kandidatët mund të propozoheshin vetëm nga zgjedhësit dhe partitë politike. Në këtë kuptim, ndryshimi i një anshëm kushtetutes nuk ka bërë asgjë tjetër vetëm sa ka rregulluar një situatë faktike dhe që ka ekzistuar si e tillë që nga viti 2003!
Për këtë arsye dispozitat e Kodit Zgjedhor në fuqi lidhur me rregullat e koalicioneve parazgjedhore dhe formulës së shpërndarjes së mandateve janë tërësisht në përputhje me Kushtetutën në fuqi.
Nga ana tjetër, ndryshimet e mësipërme kushtetutese nuk kanë hequr nga Kushtetuta koalicionin si një e drejtë dhe formë organizimi politik, përfshirë në konkurimin zgjedhor. Neni 96 i Kushtetutës parashikon që pas zgjedhjeve, koalicionet të propozojnë mandatarin për Kryeministër. Neni 68, i ndryshuar më 30 korrik 2020, apo ndonjë dispozitë tjetër kushtetuese, gjithashtu nuk përcaktojnë në mënyrë të shprehur ndonjë lloj të posaçëm koalicioni që duhet zbatuar në Kodin Zgjedhor. Kushtetuta nuk e ka përcaktuar kurrë diçka të tillë, sepse kjo ka qenë gjithmonë e rregulluar nga Kodi Zgjedhor.
Ndryshimet e Kodit Zgjedhor të miratuara me konsensus më 30 qershor 2020 nga Këshilli Politik mbi bazën e marrëveshjes së 5 qershorit 2020 dhe të miratuara nga Kuvendi më 23 korrik 2020 janë tashmë në fuqi. Këto ndryshime konfirmuan modelin e koalicionit zgjedhor siç ka qenë miratuar me konsensus në vitin 2003. Asnjë raport i OSBE/ODIHR-it apo vlerësim i përbashkët i Kodit Zgjedhor i kryer nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias pas adoptimit të modelit në fuqi të koalicioneve nuk e ka gjetur atë model dhe dispozitat përkatëse në kundërshtim me Angazhimet e OSBE-së dhe standartet e Këshillit të Evropës për zgjedhje demokratike. Për rrjedhojë reformat konsensuale të viteve 2004, 2008, 2012 dhe ajo e përmbyllur më 23 korrik kanë konfirmuar me konsensus modelin e koalicionit të vitit 2003. Ky model ka funksionuar pa asnjë ngërç me sistemin zgjedhor që ka qenë në fuqi nga viti 1998 dri në vitin 2008, si dhe me atë që ka qenë në fuqi nga 2008 e deri më sot.
Kodi Zgjedhor përcakton qartazi se koalicioni zgjedhor i partive politike është ai me “listë të përbërë”, i cili i jep të drejtën e propozimit të kandidatëvë secilës parti anëtare të koalicionit, dhe jo koalicionit. Për rrjedhojë, modeli në fuqi dhe dispozitat përkatëse për regjistrimin e koalicionit, shfaqjen në fletën e votimit, marrjen e votave, përllogaritjen e rezultatit dhe shpërndarjen e mandatit, të gjitha këto pjesë të sistemit zgjedhor në kuptimin e ngushtë të fjalës, janë në përputhje të plotë me Kushtetutën.
Në propozimet për ndryshime në Kodin Zgjedhor, me justifikimin se Kushtetuta ju detyron të ndryshoni dispozitat e koalicionit, ju propozoni një model krejt të ndryshëm të koalicionit. Me këtë propozim, ju kërkoni që modeli i koalicionit të jetë ai me “listë të përbashkët”. Theksojmë se ky model u shfuqizua me konsensus PS-PD në reformën e vitit 2003, dhe u zëvendësua me modelin në fuqi. Justifikimi juaj se këtë jua dikton ndryshimi i njëanshëm kushtetues është i pabazë. Ritheksojmë se neni 68, i ndryshuar më 30 korrik 2020, apo ndonjë dispozitë tjetër kushtetuese, nuk përcaktojnë ndonjë lloj të posaçëm koalicioni që duhet zbatuar në Kodin Zgjedhor, dhe as diktojnë ndryshimin apo modifikimin e mekanzimit ekzistues të funksionimit të koalicioneve dhe shpërndarjes së mandateve.
Me këtë propozim ndryshohen dhe dispozitat përkatëse për regjistrimin e koalicionit, shfaqjen në fletën e votimit, marrjen e votave, formulën dhe mënyrën e përllogaritjes së rezultatit dhe shpërndarjes së mandateve, të gjitha këto pjesë të sistemit zgjedhor në kuptimin e ngushtë të fjalës. Në mënyrë të posaçme, propozimi i juaj i jep koalicionit të drejtën e propozimit të kandidatëve, ndërkohë që ndryshimi i njëanshëm kushtetutes ia hoqi këtë të drejtë. Për këtë arsye, propozimi juaj është në kundërshtim të hapur me dispozitat kushtetutese në fuqi
Presidenti i Republikës ka dekretuar më 6 shtator 2020 që zgjedhjet për Kuvendin të mbahen më 25 prill 2021. Kodi Zgjedhor përcakton se regjistrimi i partive politike si subjekte zgjedhore të bëhet jo më vonë se 70 ditë para datës së zgjedhje, pra jo më vonë se data 17 shkurt 2021. Vetë dekreti i Presidentit shënon nisjen e procesit zgjedhor. Duke filluar nga data 7 shtator, partive politike u ka lindur e drejta për t’u regjistruar në KQZ, si dhe të regjistrojnë koalicione sipas ligjit në fuqi. Kjo është një e drejtë e fituar, mbi bazën e të cilës konkurentët zgjedhorë hartojnë strategjitë dhe taktikat zgjedhore të garimit, me qëllim mbledhjen e vota që më pas do të kthehen në mandate.
Çdo ndryshim në këtë fazë i rregullave për koalicionet do të ndikonte tek një e drejtë e fituar, gjë që cënon parimin kushtetues të sigurisë juridike e mbi të gjitha, parimin e OSBE-së dhe të Këshillit të Europës për “stabilitetin e legjislacionit zgjedhor” e veçanërisht të elementëve themelorë të tij siç përcaktohen Kodin e Praktikave të Mira në Çështjet Zgjedhore dhe parimin e “fushës së barabartë të lojës”. Pikërisht për të mbrojtur këto parime themelore që garantojnë ndershmërinë e zgjedhjeve kundër përpjekjeve për manipulim të sistemit në avantazh të mazhorancës qeverisëse, Kodi i Praktikave të Mira në Çështjet Zgjedhore përcakton si afat të fundit për ndryshime të tilla një vit para datës së zgjedhjeve. Ky është një nga elementët kyç që OSBE-ODIHR të vlerësojë se zgjedhjet në një vend anëtar të OSBE janë demokratike.
Për sa më sipër, Opozita e përfaqësuar në Këshillin Politik sipas marrëveshjes së 14 janarit 2020 konsideron se propozimet e Partisë Socialiste të depozituara në Kuvend dhe përpara Këshillit Politik janë në kundërshtim me parimet europiane për zgjedhje demokratike dhe në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Për këto arsye, Opozita e kundërshton këtë ndryshim ligjor të modelit koalicioneve të propozuar nga Partia Socialiste dhe tekstin legjislativ që e zbaton atë.
Në këtë mënyrë, palët ndajnë qëndrime të ndryshime dhe kundërshtuese të njëra-tjetrës, për një nga elementët themelorë të procesit zgjedhor.
Ndryshimi i propozuar nga ju modifikon pa asnjë shkak të ligjshëm rregullat për mbledhjen e votave dhe kthimin e tyre në mandate, jo vetëm pasi ka kaluar afati një vjeçar i përcaktuar nga standarti i OSBE-së dhe Këshillit të Evropës, por i ndryshon ato pasi ka nisur procesi zgjedhor duke cënuar të drejta të fituara të partive politike për garim të lirë e të ndershëm.
Ndodhur përpara kësaj mosmarrëveshje midis palëve në Këshillin Politik, Opozita ka kërkuar zyrtarisht zbatimin e mekanizmit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të parashikuar nga Marrëveshja e 14 Janarit 2020, ku theksohet se “në rast mosdakordësie për çështje të caktuara, Këshilli Politik i drejtohet për asistencë të specializuar OSBE/ODIHR-it, me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme”. Çdo përpjekje nga ana e juaj për të penguar këtë rrugë të gjetjes së një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët, në përputhje me parimet europiane për zgjedhje demokratike, cënon marrëveshjen e 14 Janarit 2020.
Për këtë qëllim, në mirëbesim dhe me vullnetin e mirë për të përfunduar sa më parë Reformën Zgjedhore, që është shumë e rëndësishme edhe për nisjen e bisedimeve të antarësimit me BE, opozita ju percjell propozimin e mëposhtëm legjislativ për hapjen e vërtetë të listave duke ruajtur modelin e koalicionit siç është sot në fuqi.
Sa më sipër dhe referuar projekt-kërkesës drejtuar ODIHR, të cilën opozita e ka paraqitur zyrtarisht në mbledhjen e datës 22 shtator, ju ftojmë që së bashku t’i drejtohemi OSBE/ODIHR-it duke i parashtruar për vlerësim përputhshmërie me standartet e OSBE-së dhe standartet e tjera europiane për zgjedhje, dispozitat ligjore në fuqi për rregullat e koalicioneve parazgjedhore dhe formulën e shpërndarjes së mandateve, si dhe propozimin tuaj ligjor për ndryshimin e tyre.
Në pritje të përgjigjes tuaj,
Oerd Bylykbashi
Petrit Vasili
PROJEKTLIGJ
Nr. ____/2020
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 019, DATË 29.12.2008, “KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI I REPUBLIKËS SE SHQIPËRISË
VENDOSI
Në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 67, pikat 4 dhe 5 ndryshohen si më poshtë:
- Emrat në listën shumemërore të subjektit zgjedhor paraqiten të renditura sipas rendit alfabetik, duke filluar nga gërma “a”. Numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy. Për partitë pjesëtare të koalicionit, që garojnë me lista shumemërore të veçanta, numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se gjysma e numrit të mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy. Në çdo rast, numri i kandidatëve në listën shumemërore duhet të jetë i plotpjesëtueshëm me numrin tre.
- Subjekti zgjedhor nuk mund të ndryshojë renditjen e kandidatëve të listës pas regjistrimit
të saj. Kandidatët rirenditen vetëm në zbatim të procedurave të këtij ligji për përllogaritjen e
mandateve fituese në bazë të votimit parapëlqyes dhe të plotësimit të kushtit ligjor për kuotën gjinore.”
Neni 2
Në nenin 98, pas pikës 4 shtohet pika 4/1 me këtë përmbajtje:
4/1. “Fleta e votimit duhet të përmbajë hapësirën e posaçme për ushtrimin e votimit parapëlqyes për kandidatët e subjekteve zgjedhore, numrat përkatës identifikues të së cilëve, sipas listave që kanë depozituar subjektet zgjedhore, duhet të figurojnë qartë në fletën e votimit .
Mënyra e votimit parapëlqyes përcaktohet nga KQZ-ja në varësi nga numri i subjekteve pjesmarrëse në zgjedhje, duke respektuar kushtin që informacioni i përcjellë nga fleta e votimit të mos jetë tejet i ngarkuar, konfigurimi i fletës të jetë i qartë e i kuptueshëm për zgjedhësin dhe zgjedhësi t’a ketë të lehtë orientimin për votimin e subjektit zgjedhor dhe të kandidatit të parapëlqyer.”
Neni 3
Pika 1 e nenit 106 ndryshohet si më poshtë:
“Pasi merr fletën e votimit, zgjedhësi hyn i vetëm në dhomën e fshehtë dhe në fletën votimit shënon në krah të emrit të subjektit zgjedhor apo partisë pjesëtare të një koalicioni, dhe kandidatit të parapëlqyer të subjektit zgjedhor shenjën “x” ose “+” apo një shenjë tjetër që tregon qartë zgjedhjen e bërë prej tij.”
Neni 4
Në nenin 117 bëhen ndryshimet si më poshtë:
- Pika 2 ndryshohet si më poshtë:
“Vota të vlefshme janë vetëm fletët e votimit, në të cilat është votuar qartësisht vetëm për njërin nga subjektet zgjedhore apo partinë politike pjesëtare të koalicionit dhe vetëm për njërin nga kandidatët e tij.
Kur zgjedhësi ka votuar vetëm për një parti politike por jo për një kandidat të saj, apo kur ka votuar për më shumë se një kandidat të të njëjtës parti, vota i llogaritet vetëm partisë politike.”
- gërma “e” ndryshohet si më poshtë:
“e) është votuar për një subjekt zgjedhor dhe për kandidatin e një subjekti tjetër zgjedhor”
- Pas gërmës “ë” shtohet gërma “f” me këtë përmbajtje:
“f) nuk është e qartë se për kë është votuar ”
Neni 5
Në nenin 118 bëhen ndryshimet si më poshtë:
Pas pikës 6 shtohet pika 6/1 me këtë përmbajtje:
“6/1 Pas përfundimit të procedurave sipas pikës 6 të këtij neni bëhet numërimi, sipas parashikimeve në pikat 1 dh 2 të nenit 95, i votave parapëlqyese për çdo kandidat të subjektit zgjedhor.” Neni 6
Pikat 5 e vijuese të nenit 163 ndryshohen si më poshtë:
- Menjëherë pas përfundimit të procedurave për ndarjen e mandateve për çdo parti politike, sipas këtij neni, KQZ-ja përcakton mandatet nominale për çdo parti politike, në bazë të renditjes së kandidatëve në listë.
Mandatet nominale përcaktohen pasi kandidatët të jenë renditur në bazë të votave parapëlqyese që ka marrë secili prej tyre. Renditet i pari kandidati që ka marrë numrin më të madh të votave parapëlqyese dhe pas tij në rend zbritës kandidatët e tjerë deri te kandidati i fundit i cili ka marrë numrin më të vogël të votave parapëlqyese.
Kur nga ndarja e mandateve nominale të subjektit zgjedhor, brenda zonës zgjedhore, nuk respektohet parimi i barazisë gjinore i cili garanton përfaqësimin në masën e të paktën 30 % të gjinisë së nën përfaqësuar KQZ ndan mandatet duke garantuar parimin e barazisë gjinore. Në këtë rast mandati i fundit takues për kandidatin e gjinisë më të përfaqësuar ndahet për kandidatin me numrin më të lartë të votave parapëlqyese të gjinisë së nënpërfaqësuar. Kjo procedurë përsëritet deri sa mandatet që ndahen të respektojnë detyrimin e përfaqësimit në masën 30 % të gjinisë së nën përfaqësuar për secilën zonë zgjedhore.
- Në rastet kur numri i votave parapëlqyese të cilat përcaktojnë mandatin e fundit që ndahet është i barabartë, pa cënuar kuotën gjinore, mandati ndahet me short.
- Përllogaritja dhe shpërndarja e mandateve, sipas nenit 162 dhe këtij neni, për çdo zonë zgjedhore miratohet me vendim. Vendimi nxirret për çdo zonë zgjedhore më vete. Ndaj vendimit mund të bëhet ankim administrativ në KAS.”
Neni 7
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pa botimit në Fletoren Zyrtare.
Të fundit



Musk me parti politike, Nano: Reagim emocional pas konfliktit me Trump
6 Korrik 2025, 21:20
Teologu: Pas idesë së Ramës për shtetin bektashi në Shqipëri, fshihet Izraeli
6 Korrik 2025, 20:57
Krahason Parisin, Londrën, New York-un me Vlorën, retorika e Ramës pa standarde
6 Korrik 2025, 20:35
Mjeti del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës
6 Korrik 2025, 20:07
Cila është marrëveshja e mundshme për pengjet në Gaza dhe armëpushimin
6 Korrik 2025, 19:47

Pse Ronaldo mungoi në varrimin e Diogo Jotas, sqaron motra e ikonës së futbollit
6 Korrik 2025, 18:59
Punësime masive në administratën maqedonase përpara zgjedhjeve
6 Korrik 2025, 18:37
Pas 6 ditësh në flakë e tym toksik, shuhet zjarri në landfillin e Elbasanit
6 Korrik 2025, 18:13

Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner
6 Korrik 2025, 17:17
Kërcënimi me bombë në Kuvend, reagon Kurti: Luftë aktive hibride nga Serbia
6 Korrik 2025, 16:55

Pas përplasjes me Trump, Musk thotë se po formon një parti të re politike
6 Korrik 2025, 16:14
Turqia rrit ndikimin politik në Ballkanin Perëndimor
6 Korrik 2025, 15:48
Dalai Lama mbush 90 vjeç mes adhurimi global
6 Korrik 2025, 15:27
Taksë për beqarët apo për ata që nuk ikin
6 Korrik 2025, 15:04
Toka më larg Diellit, por vapa përvëluese! Pse ndodh kjo?
6 Korrik 2025, 14:51

Eksodi i të rinjve dhe karnavalet politike të Ramës!
6 Korrik 2025, 14:16

Vapa mbush spitalet! Fluks pacientësh në QSUT, çfarë këshillojnë mjekët
6 Korrik 2025, 13:26
Shqipëria në zjarr, Rama në det (VIDEO)
6 Korrik 2025, 13:04

Balluku po bëhet “Veliaj 2”
6 Korrik 2025, 12:16
Jepte para me fajde dhe kanoste njerëzit, arrestohet nënkomisari në Elbasan (EMRI)
6 Korrik 2025, 11:50
Satira e Gjekmarkajt: Kronika e Kuvendit nis mandatin e dytë! Çfarë vjen pas verës
6 Korrik 2025, 11:38
EMRI/ Drogë dhe armë pa leje, arrestohet i riu në Durrës, nën hetim bashkëpunëtori
6 Korrik 2025, 11:20

Pse nuk duhet të bëjmë dush me ujë të ftohtë gjatë valës së të nxehtit?
6 Korrik 2025, 10:39
Alarmi i zjarreve në vend, 6 vatra ende aktive, si paraqitet situata deri tani
6 Korrik 2025, 10:10
Vendi humb fuqinë punëtore, rënie dramatike e popullsisë në moshë pune
6 Korrik 2025, 09:55
Vietnami dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje doganore
6 Korrik 2025, 09:39
I dënuar në Zvicër për trafik droge, arrestohet në Qafë Thanë maqedonasi (EMRI)
6 Korrik 2025, 09:24
Mbytet në pishinën e familjes 2 vjeçarja në Kosovë
6 Korrik 2025, 09:11
Shqipëria, si laborator i migracionit
6 Korrik 2025, 08:54
Horoskopi për ditën e sotme, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë
6 Korrik 2025, 08:37
Këmbimi valutor 6 korrik, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja
6 Korrik 2025, 08:16
Temperaturat deri në 40 gradë! Parashikimi i motit për ditën e sotme
6 Korrik 2025, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
6 Korrik 2025, 07:45
Kur 90 minuta zgjojnë dekada histori: Shqipëri – Serbi, përtej futbollit
5 Korrik 2025, 21:51
Jo vetëm trupin, noti ndihmon edhe trurin
5 Korrik 2025, 21:02
"Kujdes me ujin", Alimehmeti paralajmëron për rreziqet shëndetësore të verës
5 Korrik 2025, 20:39
PSG mund 2-0 Bayernin e Mynihut, shkon në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve
5 Korrik 2025, 20:19
Klaudia Pepa tregon amanetin e babait: Tha ‘bëhu nënë sa më shpejt’
5 Korrik 2025, 19:50
Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët
5 Korrik 2025, 19:26

Kuko e PS: Çfarë ka Zelenskyy më shumë se Zegjineja?
5 Korrik 2025, 18:45
Shqiptari rrezikon të mbytet në ujërat e lumit Piave në Itali
5 Korrik 2025, 18:22
Paqe fiskale, por me kosto
5 Korrik 2025, 18:00
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
5 Korrik 2025, 17:39
Kyle Walker i bashkohet klubit anglez me kontratë dyvjeçare
5 Korrik 2025, 17:20
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
5 Korrik 2025, 17:05
Gjesti prekës! Liverpool do t’i paguajë rrogën familjes së Jota-s deri në vitin 2027
5 Korrik 2025, 16:45
Shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shpesh
5 Korrik 2025, 16:25

“I kërkova unë shkarkimet”, Dredha tenton të zbutë 'goditjen' e Ramës në Vlorë
5 Korrik 2025, 15:48
Kërcënimi me bombë në Kuvend, prokurori: Ishte gënjeshtër
5 Korrik 2025, 15:22
Lëvizte me thikë në dorë në shëtitoren e Sarandës, procedohet penalisht italiani
5 Korrik 2025, 15:04
Bardhi: Rinumërimi nxori në sipërfaqe sa e pangopur në vjedhje është Zeqine Balluku
5 Korrik 2025, 14:44
Plagosje me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, autori në kërkim
5 Korrik 2025, 14:37
Lot dhe dhimbje, përcillet për në banesën e fundit Diogo Jota
5 Korrik 2025, 14:21
Suksesi nis nga vetja! Mënyra të thjeshta për të investuar në zhvillimin personal
5 Korrik 2025, 13:58
Iu gjetën në banesë armë zjarri pa leje, arrestohet 50-vjeçari në Lushnje
5 Korrik 2025, 13:43

Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
5 Korrik 2025, 12:59
Laboratori i kokainës në Greqi, ja kush ishin shqiptarët e arrestuar dhe në kërkim
5 Korrik 2025, 12:40
Drejtësi me regji/ Vangjeli: SPAK nuk heton asnjë skandal ku është i përfshirë Rama
5 Korrik 2025, 12:22
Berisha uron bashkëshorten për ditëlindjen: Liri, hyjnia tokësore e jetës sonë!
5 Korrik 2025, 12:07

“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
5 Korrik 2025, 11:32
Rreziku i mbytjeve gjatë verës: Si ta shijoni ujin pa rrezikuar jetën
5 Korrik 2025, 11:20
Situata e zjarreve në vend, në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive
5 Korrik 2025, 11:07

Sëmundjet që përhapen nga mushkonjat janë një problem në rritje në Evropë
5 Korrik 2025, 10:44
Skema mashtruese/ Dalin sot para gjykatës drejtuesit e kompanisë “Bankers”
5 Korrik 2025, 10:27


Arrestohet në Turqi një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe të kërkuar në Suedi
5 Korrik 2025, 09:38
Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja
5 Korrik 2025, 09:18

"Mos u ndikoni nga opinioni i të tjerëve", horoskopi për ditën e sotme
5 Korrik 2025, 08:40

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Korrik 2025, 08:02
Fuga ngre alarmin: Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie!
4 Korrik 2025, 22:54
Trump thotë se është gati të rrisë tarifat deri në 70% për disa vende
4 Korrik 2025, 22:35
Tre shenjat e zodiakut që do ‘pasurohen’ në Korrik
4 Korrik 2025, 22:05
Lufta në Gaza, Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim 60-ditor
4 Korrik 2025, 21:50
Autokracia në Shqipëri, Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit
4 Korrik 2025, 21:40
Meta: Bujqësia me kredi, mashtrimi i ri!
4 Korrik 2025, 21:26



"Skandali me Bankers si inceneratorët'/ Bushati: Bashkëpunim i korruptuar shtetëror!
4 Korrik 2025, 20:24
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
4 Korrik 2025, 20:12
Shpërthen pika e karburantit në Romë, 25 të plagosur (VIDEO)
4 Korrik 2025, 20:00
