Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Hapni sytë, në Shqipërinë e Ramës çdo gjë ka marrë fund”, Nano analizon vendimin e Bashës për mandatet
Monologu i kësaj të marte i Mustafa Nanos në 'Provokacija' është fokusuar te djegia e mandateve të opozitës. Në këndvështrimin e Mustafa Nanos ky është një bast i rëndë dhe i rrezikshëm dhe që nuk do ketë mbështetje ndërkombëtare.
Nano, thekson se vendimi Bashës po ashtu kërkon të ndërgjegjësojë edhe faktorin ndërkombëtar, që të ndërgjegjësohet për gjenjen në të cilën ndodhet vendi.
“Çfarë do arrihet me këtë akt? Unë nuk besoj se Basha e ka të qartë këtë gjë. As ata që e kanë hedhur si tezë nuk e kanë të qartë. Askush nuk e ka të qartë. Kuptohet, synimi është që, nëpërmjet kësaj lëvizjeje, t’ia bëjnë jetën të vështirë Edi Ramës, të tërheqin vëmendjen e të gjithëve, t’i bëjnë të vetëdijshëm ndërkombëtarët, se gjërat në Shqipëri kanë shkuar në zgrip, kanë dashur t’u përcjellin këtyre të fundit mesazhin se “hej miq, hapni sytë, në Shqipërinë e Edi Ramës çdo gjë ka marrë fund”, mirëpo ky është një bast i rëndë dhe i rrezikshëm. Mund të arrihet e kundërta e kësaj që synohet. Mund të arrihet dobësimi i opozitës në mënyrë fatale. Dhe sa për ndërkombëtarët, unë jam i sigurtë që këta nuk kanë për ta mirëkuptuar këtë gjest”.
Monologu i plotë i Mustafa Nanos në Provokacija
Nuk dihet se kush e hodhi i pari idenë e djegjes së mandateve të përfaqësimit të popullit në parlament, por e vërteta është që kjo ide ngjiti te një numër njerëzish të opozitës. Dhe Basha, pasi hezitoi gjatë, ndoshta i kompleksuar prej akuzave të padrejta që i kanë bërë, doli dhe shpalli vendimin e madh. “Do djegim mandatet”, tha pas protestës. Pikërisht në këtë rrethanë kur u mendua se ajo protestë, për shkak të pjesëmarrjes masive, mund të shërbente si një oksigjen e inxheksion i mirë për shpresat opozitare, si një inkurajim për të vijuar me betejën parlamentare e për t’u përgatitur për zgjedhjet e qershorit, pikërisht në këtë rrethanë pra Lulzim Basha mori vendimin e kundërt, duke i kapur në befasi të gjithë, edhe demokratët.
Mori vendimin për të djegur mandatet. Grupi parlamentar ra dakord pa një, pa dy. Thellë-thellë të shumtët e anëtarëve të grupit nuk do kenë qenë dakord me këtë aksion, e pse do ishin dakord, një karrike në parlament ka qenë një arritje e madhe për ta, dhe tani u duhet të heqin dorë prej saj, dhe tani u duhet të jetojnë me frikë se nuk kanë për t’u rizgjedhur kur të vijë hera tjetër. Sepse kushedi se si do jenë gjërat herën tjetër. Mirëpo, askush nuk guxoi t’i kundërvihej Bashës, megjithatë. Madje, edhe aleatët iu bashkangjitën këtij vendimi. Madje, edhe LSI-ja, për të cilën unë do vija bast çdo gjë se nuk do t’i digjte kurrë mandatet.
Çfarë do arrihet me këtë akt? Unë nuk besoj se Basha e ka të qartë këtë gjë. As ata që e kanë hedhur si tezë nuk e kanë të qartë. Askush nuk e ka të qartë. Kuptohet, synimi është që, nëpërmjet kësaj lëvizjeje, t’ia bëjnë jetën të vështirë Edi Ramës, të tërheqin vëmendjen e të gjithëve, t’i bëjnë të vetëdijshëm ndërkombëtarët, se gjërat në Shqipëri kanë shkuar në zgrip, kanë dashur t’u përcjellin këtyre të fundit mesazhin se “hej miq, hapni sytë, në Shqipërinë e Edi Ramës çdo gjë ka marrë fund”, mirëpo ky është një bast i rëndë dhe i rrezikshëm. Mund të arrihet e kundërta e kësaj që synohet.
Mund të arrihet dobësimi i opozitës në mënyrë fatale. Dhe sa për ndërkombëtarët, unë jam i sigurtë që këta nuk kanë për ta mirëkuptuar këtë gjest. Shenjat janë dhënë. Dhe nuk është hera e parë që kjo ndodh në marrëdhëniet mes tyre dhe opozitës shqiptare të Lulzim Bashës, gjë që ka shkaktuar nervozizëm në radhët e opozitarëve, të cilët nuk po dinë si të shfryhen kundër tyre. Po bëjnë thirrje për t’i injoruar, për t’mos ua vënë veshin, po i quajnë syleshë, të korruptuar, të blerë, apo ku di unë. Mirëpo, është e kotë kjo betejë me ta. Është edhe e gabuar. Nuk na e kanë fajin ata. Asnjë faj nuk na kanë.
Sa për reagimin e tyre anti opozitar, ai është shumë i shpjegueshëm. Qeverisja e Edi Ramës, me standardin e tyre, mund të jetë një gjë krejt e pagëlltitshme, por në vlerësimin e punëve në Shqipëri ata përdorin një standard shqiptar. Dhe kështu fillojnë e thonë: Rama një problem? E cili kryeministër nuk ka qenë një problem në Shqipëri?” Sepse, të rrimë shtrembër e të flasim drejt, nuk ka asnjë gjë, për të cilën demokratët të ankohen, që të mos e kenë bërë vetë më herët. E që të mos e kënë bërë më keq, duke përjashtuar korrupsionin, ku socialistëve nuk ua hedh njeri. Ndërkombëtarët, kur shohin Berishën që del rrugëve për të luftuar për votën e lirë, ata me siguri gajasen. Dhe gajasen me të drejtë.
Se për t’u gajasur është. Shkurt, ata nuk e mbështesin opozitën në aksionin e vet radikal për një arsye shumë të thjeshtë: për ta klasa politike shqiptare në tërësi është, ndjesë për shprehjen, është një mut i madh, dhe opozita nuk është gjë tjetër veçse gjysma tjetër e mutit, madje për shumë prej tyre opozita është gjysma më e keqe. Demokratët duhet ta dinë këtë gjë. Nuk u falet të mos e dinë. Dhe ata duhet t’i bëjnë llogaritë me këtë fakt. Mbështetjen ndërkombëtare nuk kanë për ta patur.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38