Flash News

KRYESORE

“Hapu dhe të futemi”, pedagogu skandalozet nga produkti që blen: Mall importi nga vendet perendimore?!

Pedagogu Kristaq Berxholi është skandalizuar nga cilësia e gështenjave të cilat importohen nga jashtë dhe shiten në Shqipëri kundrejt çmimeve jo shumë të arsyeshme për konsumatorët.

Bexholli ka ndarë në Facebook foto të gështenjave të prishura pas zierjes, ku asnjëra nuk ëstë për t’u konsumuar. Ai ngre pyetjen se kush është përgjegjësi për kontrollin e këtyre produkteve.

E në fakt, gështenjat nuk janë produkti i vetëm që importohet, pa cilësi, por janë të shumta rastet të cilat produktet janë dhe rrezik për shëndetin e konsumatorit, psh, mishi.

Reagimi i pedagogut Kristaq Berxholi:

HAPU DHE TE FUTEMI

Mall importi nga vendet perendimore????!!!!!

Me poshte do ju paraqes nje foto, reale e para dy diteve, ku flet shume per produktet qe gjenden ne treg.

Keto jane geshtenja, te medha, teper simpatike sa te marrin ne qafe, nga ana e jashteme, si me genjyen dhe mua. Kushtojne 450(te reja), kilogrami.

Mbas zierjes, ne brendesi shikoni se si jane. Nga 18 kokra, me vlere rreth (300 leke), asnje per konsum.

Nuk e di se cili eshte morali i atyre qe shesin produkte te tilla te pista.

Shtroj pyetjen, jo me per puna mbare, por si shkojne punet:

KUSH E KA PER DETYRE TE KONTROLLOJE

CILESINE E PRODUKTEVE TE IMPORTIT?

Të fundit