Flash News

KRYESORE

Haradinaj akuzon Cakajn dhe Ramën: Kanë punuar që të ndajnë Kosovën

Haradinaj akuzon Cakajn dhe Ramën: Kanë punuar që të

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj akuzoi kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe ministrin në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, se kanë punuar në dëm të Kosovës. Ai shtoi se treshja Aleksandar Vuçiç, Hashim Thaçi dhe Edi Rama ishin ideatorët e planit për ndarjen e Kosovës.

Në emisionin “360 Gradë” në Ora News, që do të transmetohet ditën e sonte, Haradinaj tha se ndaloi grabitjen e 10 miliardëve euro, duke luftuar shkëmbimin e territoreve, ndërsa sa i përket dorëheqjes u shpreh se u detyrua nga faktori ndërkombëtar.

“Me një investim jo më të madh se sa 140 milionë euro, Trepçja jep një fitim neto rreth 500 milionë euro në vit, për 20 vjet bëjnë 10 miliardë euro, të cilat duhet t’i gëzojë Kosova dhe Serbia. Ndalova grabitjen 10 miliardë eurove, që do të realizohej, nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës! Ky dhe ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuçiç dhe Rama, ishin bashkëpunëtorë në realizimin e kësaj skeme. Por unë e ndalova këtë grabitje dhe miniera e Trepçes, sot e prej dy muajsh, i përket vetëm Kosovës.”tha ish kryeministri Haradinaj.

Ai shtoi se presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta u dha mbështetje kundër ndarjes së Kosovës, e po ashtu edhe opozita e Shqipërisë, Berisha, Basha dhe Kryemadhi.

Haradinaj mendon se Shengeni ballkanik është një gabim shumë i madh pa Kosovën.

Të fundit