Flash News

KRYESORE

Haradinaj: Deklaratat e Hahn dhe Mogherinit po dëmtojnë Kosovën dhe rajonin

Haradinaj: Deklaratat e Hahn dhe Mogherinit po dëmtojnë Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se deklaratat e komisionerit për zgjerimin e BE-së Johannes Hahn dhe shefja e diplomacisë Federica Mogherinit rreth ndryshimit të kufijve kanë dëmtuar Kosovën dhe rajonin.

Hahn u shpreh se marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë Veriore dhe Greqisë mund të çojë drejt ujdive të tjera në Ballkan.

“Në këtë moment askush nuk mund të parashikojë se cili mund të jetë rezultati final. Një shkëmbim i mundshëm territoresh, nëse palët do të preferojnë, do të ishte copëza e fundit e një panorame më të madhe. Parakushti i vetëm që ne kemi ngritur është që çdo lloj marrëveshje dypalëshe të kontribuojë për më shumë paqe dhe stabilitet në rajon”, tha Johannes Hahn.

“Nuk bëhet fjalë për t’u diskutuar asnjë marrëveshje për lëvizje në kufijtë të Kosovës. Mogherini dhe Hahn, duke toleruar një logjikë të tillë, kanë vonuar marrëveshjen dhe kanë vonuar Ballkanin, por edhe BE-në. Nëse nuk do të kishin folur për territore, ndoshta do ta kishim një marrëveshje”, u shpreh Haradinaj.

 

Të fundit