Flash News

KRYESORE

Haradinaj e largoi me forcë nga foltorja, mediat në Kosovë: Gruaja po ofendonte Presidentin Meta

Organizatori i ceremonisë së manifestimit të njëqind e dyzet vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, Jahja Lluka, ka sqaruar incidentin e ndodhur sot në Prizren, në të cilin u përfshi edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke larguar nga foltorja një grua, që nuk ishte fare e ftuar në ceremoni dhe nuk ishte fare pjesë e protokollit.

Lluka në një prononcim për Periskopin, ka thënë se një ngjarje e tillë është normale,

“Në një manifestim, ka dalë dikush që e ke ofendu presidentin Ilir Meta, dhe meqenëse se ka qenë mysafir i kryeministrit, ka reagu, dhe gjithçka ka qenë në rregull”, është shprehur ai.

Sipas Llukës fakti që Meta ka qenë i ftuar i kryeministrit, ka nxitur edhe reagimin e këtij të fundit. “Ajo gruaja ska qenë e ftuar. Ajo ka ardhë me e ofendu presidentin Ilir Meta, dhe për ne nuk ka qenë në rregull me na ofendu një mysafir, tek e fundit jemi shqiptar”, ka thënë ai.

Valdete Deralla, e cila është bërë pjesë e incidentit të sotëm në 140 vjetori e Lidhjes së Prizrenit pretendon se është pasardhëse e familjes së Mehmet Derallës duket se i ka fiksim tubimet që organizohen për nder të ndonjë ngjarjeje historike.

Të fundit