Flash News

KRYESORE

Haradinaj e ripërsërit: Rama ka pasur për qëllim ta ndajë Kosovën

Haradinaj e ripërsërit: Rama ka pasur për qëllim ta

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj vazhdon që të deklarojë se kryeministri Edi Rama ka pasur si qëllim që ta ndajë Kosovën. Pak më parë, kreu i qeverisë shqiptare depozitoi në Gjykatën e Prishtinës një kallëzim për shpifje për homologun kosovar. Haradinaj e ripërsëriti se projekti, do të sillte marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë dhe ishte Rama nismëtari.

“Ka qenë i angazhuar kryeministri Rama në projektin që do të rezultonte me ndarjen e Kosovës. Duke pasur një komunikim të rregullt me kryetarin e Serbisë dhe nga vizitat që bënte, mendoj që nga atëherë ka nisur, me të cilën Kosova do të paguante një çmim të madh”, tha Haradinaj duke shtuar “Kryeministri Edi Rama ka qenë i kyçur që nga inicimi i kësaj mënyrë të të marrunit vesh mes Serbisë dhe Kosovës”

Të fundit