Flash News

KRYESORE

Haradinaj është gati për zgjedhje të jashtëzakonshme, Veseli kërkon që Kuvendi të shpërbëhet

Haradinaj është gati për zgjedhje të jashtëzakonshme,

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se partia e tij AAK është gati për zgjedhje të jashtëzakonshme në Kosovë. Në Facebook ai shkroi se Aleanca tani është me e fuqishme se kurrë, për ta forcuar lidhjen me popullin.

“Në një atmosferë mobilizuese, takim me strukturat e AAK-së në Pejë, aty ku u lind Aleanca. Tani më e fuqishme se kurrë, Aleanca është e gatshme për zgjedhjet nacionale, me ofertën më të mirë të forcimit të lidhjes së qytetarit me shtetin, ekonomikisht të zhvilluar dhe me vizion të qartë për të ardhmen euro-atlantike. RH”, shkroi  Haradinaj.

Ndërkohë, që kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe i PDK-së, Kadri Veseli kërkoi që Kuvendi i Kosovës të votojë për shpërbërjen e tij dhe të caktohet data e zgjedhjeve të reja.

“Mos t’i keqtrajtojmë qytetarët, është koha e vendimmarrjes. I kisha thirr kolegët e mi të partive politike, të mblidhemi në Kuvend, duhet të ndodh shpërbërja e Parlamentit, të merremi vesh për datën e zgjedhjeve”, tha Veseli për RTK-në.

Në lidhje me ftesën e kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj që u ka bërë për takim partnerëve qeverisës, Veseli ka lënë të nënkuptohet se nuk do t’i përgjigjet ftesës, duke pohuar se kjo tani nuk ta të me asnjë individ dhe se “kryeministri në largim, është kryeministri në largim”.

Të fundit