Flash News

KRYESORE

Haradinaj falënderon homologen May: Mbështetje historike kundër ndryshimit të kufijve

Haradinaj falënderon homologen May: Mbështetje historike kundër

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, takoi të premten kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May. Takimi u zhvillua në margjina të samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Poznan të Polonisë.

Në një komunikatë për media nga Zyra e Kryeministrit thuhet se Haradinaj e falënderoi kryeministren May për "mbështetjen historike" që Britania e Madhe i ka dhënë Kosovës, ndërsa kërkoi mbështetjen e mëtejme lidhur me anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të saj.

“Kosova ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar, në zhvillimet rajonale, veçmas në finalizimin e dialogut me Serbinë, konkretisht në arritjen e një marrëveshjeje finale, me njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, tha Haradinaj.

Ai e falënderoi kryeministren May për, siç thuhet në komunikatë, qëndrimin konsistent të Britanisë së Madhe kundër idesë për ndryshim kufijsh dhe këmbim territoresh.

Ideja për ndryshim kufijsh është shpalosur më herët nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, si mundësi për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Por, kjo ide ka hasur në reagime për dhe kundër si brenda vendeve përkatëse, ashtu edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

Të fundit