Flash News

KRYESORE

Haradinaj fond për Francën, vjen reagimi i parë kundër: Do ishte mirë t’i investoje në Prishtinë

Haradinaj fond për Francën, vjen reagimi i parë kundër: Do

Pas lajmit se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të mbështesë financiarisht Francën, prej djegies së katedrales ‘Notre Dame’, vjen reagimi i parë kundër nga kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në një reagim në rrjetet sociale, Ahmeti i kujton kryeministrit se do ishte mirë që këtë fond ta investonte në vendin e tij, pasi pak kohë më parë, fatkeqësi nga zjarri u shënuan edhe në disa komuna në Kosovë, duke lënë shumë banorë të pastrehë.

“Qeveria e Kosovës paska ndarë mjete për Katedralen e Notre Dame. Përderisa kjo tragjedi ka prekur gjithë botën e edhe Kosovën, po ashtu ka ngjallur edhe solidaritet gjithandej. Duke parë lajmet botërore shihet që paratë nuk do të jenë problemi i riparimit të katedrales, e cila me shpresë do të renovohet shpejtë.

Fondet të cilat qeveria i ka ndarë do të ishte mirë ti ridestinojë për strehim dhe renovim të shtëpive të disa rasteve të rënda sociale. Së fundmi kemi pas disa djegie të shtëpive në disa komuna si pasojë e fatkeqësive dhe familjet nuk kanë mundësi me i riparu. Për komunë të Prishtinës mund të ofrojmë informata.

Francës ja kemi dëshmu miqësinë dhe solidaritetin dhe besoj se e dijnë që e kemi sinqerisht dhembjen, dhe kjo nuk përmirësohet me para. Por, qytetarit tonë, shteti ka nevojë të ja tregojë edhe solidaritetin edhe përkujdesjen”, shkruan Ahmeti.

Të fundit