Flash News

KRYESORE

Haradinaj gjen ‘strehë’ në Shqipëri, Meta i vjen në ndihmë pas anulimit të vizës nga SHBA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është vendosur në një pozicion të vështirë pasi Ambasada e SHBA-së në Prishtinë i anulojë vizën. Ndonëse jo zyrtarisht, mediat kosovare raportuar se anulimi i vizës erdhi për shkak të angazhimit të Haradinajt për të shfuqizuar Gjykatën Speciale.

Ky vendim e detyroi kryeministrin kosovar të anulonte të gjitha vizitat e planifikuara në SHBA.

I gjendur përballë këtij presioni, Haradinaj ka menduar që të gjejë ‘strehë’ në Shqipëri. Ai ka mbërritur sot në Tiranë dhe i pari që i ka ardhur në ndihmë kundër izolimit të SHBA-së, ka qenë presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Në njoftimin e zyrës së shtypit të Kryeministrisë së Kosovës thuhet se Haradinaj po zhvillon një vizitë pune në Tiranë, por pa specifikuar nëse do të nënshkruajë ndonjë marrëveshje apo për çfarë temash do të diskutojë me liderët e Shqipërisë.

Njoftimi:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, po zhvillon një vizitë pune në Shqipëri, me ç’rast është pritur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj dhe presidenti Meta biseduan për zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri.

Po ashtu, në takim është biseduar për mbështetjen e shtetit shqiptar dhënë Kosovës në proceset e ndryshme me rëndësi për vendin, me theks të veçantë anëtarësimin e Kosovës në të gjithë mekanizmat ndërkombëtar.

Të fundit