Flash News

KRYESORE

Haradinaj godet sërish Ramën: Nuk i ka të qarta punët e Kosovës, gjykon pa ditur substancën

Haradinaj godet sërish Ramën: Nuk i ka të qarta punët e

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për raportet me kryeministrin Edi Rama dhe statusin e tij në Facebook, pak kohë më parë, ku i kërkoi Ramës të mos ndërhynte në punët e Kosovës.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Haradinaj është shprehur se ka respekt për kryeministrin e Shqipërisë, por se ka një dallim logjikash, se si gjykohen gjërat në Shqipëri dhe në Kosovë.

“Unë kam respekt për kryeministrin e Shqipërisë, për Edin, edhe njihemi personalisht, kemi marrëdhëni edhe familjare, ka ardhur dhe kemi shkuar, besoj që të gjitha këto janë besoj korrekt. Ekziston një dallim logjikash pak a shumë mes asaj se si gjykohen temat në Shqipëri, si ato në Kosovë. Unë e kam shumë të vështirë të gjykoj të gjitha temat e brendshme në Shqipëri, se unë zakonisht jam i fokusuar këtu , nuk di ti gjykoj.”

I pyetu nga gazetari Ylli Rakipi se çfarë mendon për diskutimet që bën Rama për punët e Kosovës, Haradinaj u shpresh se kryeministri nuk i ka gjithmonë të qarta ato që ndodhin në Kosovë.

“Ka raste, mendoj, që nuk i ka të qarta ato qe kemi ne”.

Haradinaj deklaroi se ka çështje të rëndësishme në Kosovë për të cilat edhe brenda familjes nuk lejojnë askënd t’i ofendojë, duke i’u referuar kështu komenteve të Ramës për Demarkacionin.

Të fundit