Flash News

KRYESORE

Haradinaj i përgjigjet Mogherinit: Dialogu të vazhdojë pa e lidhur me taksën

Haradinaj i përgjigjet Mogherinit: Dialogu të vazhdojë pa e

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i përgjigjet përfaqësues së lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherinit lidhur me taksën ndaj Serbisë. Haradinaj shprehet se dialogu nuk duhet të lidhet me taksën.

“Pas deklaratave të djeshme të Federica Mogherini, se taksa duhet të hiqet që të vazhdojë dialogu, unë ua kujtoj të gjithë vendimmarrësve se dialogu ka dalë nga binarët shumë kohë para se të vendosej taksa dhe kjo ka ndodhur kur Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme ka lejuar që në këtë dialog jotransparent të diskutohet për ndërrim territoresh dhe me tolerimin e moszbatimit të marrëveshjeve të arritura. Këto janë arsyet se pse dialogu është ndalur.

Kosova është e përkushtuar që ky dialog të vazhdojë dhe mund të vazhdojë pa e lidhë me temën e tarifave”, shkruan Haradinaj.

Mogherini tha dje se në ditën që do të hiqet taksa, do të ftojë një takim të ri për dialogun e që do të sillte një marrëveshje mes Prishtinës e Beogradit.

Të fundit