Flash News

KRYESORE

Haradinaj: Ismail Qemali u la shqiptarëve trashëgiminë e përjetshme, Shqipërinë e mëvetësishme

Haradinaj: Ismail Qemali u la shqiptarëve trashëgiminë e

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka publikuar në ‘Facebook’ një mesazh për 100 vjetorin i ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit, themeluesi i shtetit modern shqiptar. Haradinaj thotë se Ismail Qemali u la shqiptarëve trashëgiminë e përjetshme, Shqipërinë e mëvetësishme.

“Sot një shekull më parë vdiq strategu themelues i shtetit modern shqiptar, Ismail Qemail Vlora, i cili iu la shqiptarëve trashëgiminë e përjetshme, Shqipërinë e mëvetësishme. Frymëzim për atdhetarët, udhërrëfyes dhe emblema e Shqipërisë, si kryetar i parë i Qeverisë shqiptare, bashkoi shqiptarët që të rreshtohen me idealet e lirisë, për një shtet të bazuar në vlerat Perëndimore. I përjetshëm kujtimi për shtetformuesin, ikonën e pavarësisë sonë”, shkruan Haradinaj.

Të fundit