Flash News

KRYESORE

Haradinaj: Kam dyshime tek aftësitë e Albin Kurtit, nuk bëhemi pjesë e koalicionit

Haradinaj: Kam dyshime tek aftësitë e Albin Kurtit, nuk bëhemi

Kryeministri në ikje Ramush Haradinaj deklaron se partia e tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës të ri. Ai mendon se lideri i Vetëvendosjes, që pritet të marrë detyrën e kryeministrit të ri, nuk i ka aftësitë e duhura për këtë punë.

“Ne jemi opozitë, ata i kanë fituar zgjedhjet dhe duhet të formojnë institucionet. Jemi opozitë, nuk e shohim vetën pjesë e qeverisë Kurti. Çdo herë kam thënë që kam dyshim në aftësitë e tij dhe mendoj që do të jetë një zhgënjim kjo qeveri. Nuk e kam thënë për arsye të caktuara personale, por e kam thënë në bazë të vlerësimit të punës. Duke e njohur edhe të rrethanat e Kurtit dhe koalicionit, nuk mendoj që do të jetë një qeveri që do t’i përmbushë pritjet e qytetarëve, për fat të keq do të jetë zhgënjim”, tha ai.

Ai ndalet edhe te vonesa për krijimin e qeverisë.

“Kur kam krijuar qeverinë, më është dashur të negocioj edhe me Listën Serbe, tani edhe Albini e ka marrë vesh që duhet. Ne nuk refuzojmë diskutime për interes të vendit, për tema nacionale, por nuk kemi ndonjë rol për të ndihmuar në krijimin e institucioneve, përgjegjësia bie mbi fituesit. Nëse fituesit dalin në konferencë për shtyp dhe thonë ne nuk mund ta bëjmë, atëherë ne duhet të interesohemi çfarë të bëjmë”.

Të fundit