Flash News

KRYESORE

Haradinaj kërkon heqjen e taksës në Rrugën e Kombit: E lus presidentin t’i kërkojë Ramës të hedhë hapin e parë

Haradinaj kërkon heqjen e taksës në Rrugën e Kombit: E lus

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që Shqipëria ta nisë procedurat për heqjen e taksës në “Rrugën e Kombit”.

Gjatë një interviste në RTK, Haradinaj i ka bërë thirrje presidentit që të ndërhyjë në këtë çështje me qëllim që Edi Rama të nisë procedurat e para.

“E lus presidentin t’i kërkojë Edi Ramës t’ia nisë prej hapit të parë. Ta heqë taksën, skanerin. T’ia nisim kështu bashkimin. Unë jam për një bashkim konkret e jo të fjalëve të mëdha. I kisha lutur të gjithë të bëjmë kujdes: që të mos shkojnë fjalët para punëve”, tha ai në RTK.

Të fundit