Flash News

KRYESORE

Haradinaj kërkon ndihmën e BE-së dhe SHBA-së: Ndërhyni që të arrijmë një marrëveshje me Serbinë

Haradinaj kërkon ndihmën e BE-së dhe SHBA-së: Ndërhyni

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj iu ka drejtuar një thirrje Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që të ndihmojnë Kosovën të arrijë një marrëveshje me Serbinë për njohje reciproke.

Haradinaj tha se interesi i Kosovës është që të jetojnë në një Ballkan ku të gjithë janë të lirë dhe ku të gjithë e njohin njëri tjetrin në kufijtë e vet.

“Interesi ynë është që të jetojmë në një Ballkan ku të gjithë janë të lirë, të gjithë janë të respektuar, e njohin njëri tjetrin në kufijtë e vet, me të drejtat e veta dhe njëkohësisht një tregti e lirë dhe një shkëmbim.

Kuptohet për të arritur deri tek kjo ditë ne ato që janë në përgjegjësitë tona do t’i kryejmë, pra do të ndërtojmë rrugë e do të ndërtojmë ura dhe do të hapim ura, sepse ajo është detyra jonë.

Por, po ashtu i bëjmë thirrje partnerëve tanë, Bashkimit Europian, SHBA-ve që të na ndihmojnë për atë që nuk është në kapacitetin tonë, që më në fund të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke”, tha kryeministri.

Të fundit