Flash News

KRYESORE

Haradinaj kërkon të qetësojë Spanjën: Kosova nuk do e njohë kurrë pavarësinë e Katalonjës

Haradinaj kërkon të qetësojë Spanjën: Kosova nuk do e

Kryeministri i Kosovës, që shpalli pavarësinë pas shkëputjes nga Serbia dhe që Madridi refuzon ta njohë nga frika e inkurajimi të separatistëve katalanas, mbrohet nga çdo krahasim në lidhje me këtë rajon të Spanjës, në një intervistë të publikuar sot në të përditshmen “El Pais”.

“Nuk ka asnjë analogji të mundshme mes Kosovës dhe Katalonjës”, deklaroi Ramush Haradinaj duke shtuar se vendi i tij nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e këtij rajoni të tunduar nga ndarja.

“Kosova ka lindur nga shpërbërja e Federatës Jugosllave, në një proces të përgjakshëm ku të gjithë ishin kundër të gjithëve. Ky nuk është rasti i Spanjës, ku të drejtat civile dhe politike respektohen”, deklaroi Ramush Haradinaj.

“Ne luftojmë për demokracinë, por mbi të gjitha për të drejtat e njeriut. Ky nuk është rasti i Katalonjës”, insistoi ai.

Sa i përket vetos së kryeministrit spanjoll për deklaratën e përbashkët BE-Ballkani Perëndimor, Haradinaj ka thënë: “Veto e Rajoy është për të ardhur keq, sepse Kosova ka respekt të madh për Spanjën si një kombi dhe si një demokraci e konsoliduar. Ashtu si vendet e tjera që dolën nga shpërbërja e Jugosllavisë, jemi edhe ne. Shpresoj që një ditë Spanja do të na pranojë si një anëtare e familjes evropiane që jemi ne.”

Kosova shpalli në vitin 2008 pavarësinë nga Serbia, ndërkohë që pesë vende të BE-së, Spanja, Qiproja, Greqia, Rumania dhe Sllovakia, nuk e kanë njohur. Nga ky grup, Spanja është shteti i vetëm që po shfaqet pengesë për proceset integruese të Prishtinës.

Të fundit