Flash News

KRYESORE

Haradinaj konfirmon kërkesën ndaj Mogherinit për përfshirjen e SHBA: Roli i Uashingtonit është i pazëvendësueshëm

Haradinaj konfirmon kërkesën ndaj Mogherinit për përfshirjen

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas takimit të Këshillit të Stabilizim Asociimit, të mbajtur dje në Bruksel, sot ka mbajtur një konferencë për media në Prishtinë. Haradinaj ka thënë se temë e takimeve ka qenë çështja e libreralizimit të vizave dhe statusit të kandidatit për Kosovën.

“Në këtë takim kemi paraqitur qëndrimet e Kosovës për perspektivën tonë evropiane. Kishim edhe një takim me komisionarin Hahn. Në të gjitha takimet e kemi shfrytëzuar mundësinë për të raportuar për punët e bëra, për prioritetet e identifikuara, për qëndrimet tona për temat me rëndësi, si zhvillimet rajonale dhe dialogu".

Haradinaj ka thënë se në secilin takim ka dominuar edhe çështja e liberalizimit të vizave dhe e statusit të kandidatit për Kosovën.

"I kam treguar qëndrimet tona për një shpërputhje ndaj nesh, që ka një vonesë për Kosovën pasi jemi  privuar nga e drejta për qarkullim të lirë pa viza”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka sqaruar edhe lajmet e djeshme per konferencen e anuluar me shefen e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini.

Haradinaj tha se arsyeja e mos mbajtjes së konferencës ka qenë zgjatja e takimeve, të cilat morën kohën e paraparë edhe për konferencë. Derisa, në të gjitha takimet, Haradinaj shtoi se ua ka bërë me dije zyrtarëve evropianë që SHBA duhet të ketë rol të rëndësishëm në procesin e dialogut.

“Ne në fund kemi lëshuar një deklaratë të përbashkët, të dakorduar, por nuk kemi pasur konferencë për shtyp. Arsyeja pse u vonuam në këto takime dhe disa prej temave u diskutuan në mënyrë përmbajtësore dhe morën më shumë kohë. Bindja ime dhe e Kosovës është se Kosova ka humbur shumë kohë në përmbylljen e çështjeve të hapura. Do të thotë fakti se kosovarët e lindur në vitin 1999 kanë votuar, ndërsa Kosova ende nuk është e definuar, e përmbyllur. Këto kanë qenë ato pikëpamjet e mia të vazhdueshme edhe kërkesa ime që dialogu të jetë BE-SHBA, që edhe roli i SHBA-s të jetë i rëndësishëm në këtë proces”, tha Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj theksoi se Kosova është serioze në perspektivën e saj evropiane dhe roli i SHBA-ve në çështjet e pambyllura është i pazëvendësueshëm.

Të fundit