Flash News

KRYESORE

Haradinaj: Mini-Shengeni bëhet me qëllim që të nënshtrohet Kosova

Haradinaj: Mini-Shengeni bëhet me qëllim që të

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj organizoi një pritje për festat e fundvitit ku sërish u ndal te Mini-Shengeni Ballkanik. Ai mendon se ideja se disa prej shteteve të rajonit do të mund të kenë përfitime nga liria e lëvizjes, njerëzve, mallrave dhe kapitaleve nuk ëhstë e vërtetë.

Mini-Shengeni Ballkanik sipas kreut të qeverisë bëhet vetëm për të dëmtuar Kosovën.

“Tentimet për Mini- Shengen dhe reciprocitet bëhen për të hequr taksën dhe nënshtruar Kosovën. Orientimi i Kosovës është drejt BE-së e jo drejt izolimit rajonal. Drejt NATO-s e jo Rusisë”, tha Haradinaj.

Haradinaj gjithnjë e ak refuzuar projektin, e po ashtu kundërshti ka dhe nga Vetëvendosja e LDK, parti që po diskutojnë për të krijuar koalicionin qeverisës.

Gjithashtu, ai i ka bërë thirrje partive VV dhe LDK që të mos ta heqin taksën 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Të fundit