Flash News

KRYESORE

Haradinaj në konferencë: Mogherini tha në Tiranë, hiqeni taksën se ua ndaj menjëherë Kosovën

Haradinaj në konferencë: Mogherini tha në Tiranë, hiqeni

Kryeministri Ramush Haradinaj ka akuzuar Federica Mogherinin, përfaqësuese e BE-së për Politikën e Jashtme, se e ka kërcënuar me ndarje të shtetit të tij, nëse nuk pranon të heqë taksën 100% për produktet e Serbisë.

Në një konferencë në Prishtinë, Haradinaj u shpreh i kënaqur që çështja Kosovë-Serbi është hequr tashmë nga duart e Mogherinit dhe vendimmarrja ka kaluar në duart e Gjermanisë dhe Francës.

“Procesi tash është në duar të sigurta. I është heq nga dora Mogherinit dhe prej atyre që na kanë dërguar drejt ndarjes dhe kushdo që ka qenë prapa këtij projekti, vendimmarrja është kthyer në Prishtinë Tashmë një gjë të tillë e kanë në dorë kancelarja Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emanuel Makron. Ka stabilitet, kjo është kryesorja. Mogherini tha në Tiranë hiqeni taksën se ja u ndaj Kosovën menjëherë. Shyqyr qe i kemi lexu këto projekte me kohë, nuk hiqet taksa. Mogherini e ka kry mandatin e vet”, u shpreh kryeministri i Kosovës.

Haradinaj nuk e përjashtoi mundësinë që marrëveshja përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë të nënshkruhet në Uashington, ashtu siç kërkon edhe presidenti Hashim Thaçi.

“Rusia është tërheq prej Ballkanit kohë më parë. Amerika nuk ka hequr dorë nga Ballkani. Nuk mundet askush me tërheq Amerikën nga proceset në Ballkan”, deklaroi kryeministri.

Të fundit