Flash News

KRYESORE

Haradinaj: Në Shqipëri më kanë detyruar të paguaj taksën e rrugës edhe në vizita zyrtare

Haradinaj: Në Shqipëri më kanë detyruar të paguaj

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj akuzoi Tiranën zyrtare se e ka ndalur dhe detyruar atë që të paguajë taksën e rrugës, edhe pse ai vinte në Shqipëri për vizitë zyrtare. Ai shtoi se diçka e tillë nuk i ka ndodhur as në Maqedoninë e Veriut dhe as në bullgari, ndërsa u shpreh se kur kryeministri Edi Rama vjen në Kosovë, ai nuk paguan një taksë të tillë.

“Shqipëria e ndalon kryeministrin e Kosovës në autorrugë, nuk më ka ndalur as maqedoni e as bullgari, ju siguroj, nuk e kanë ndalur, si e kanë marrë vesh që është makina e kryeministrit, ka dalë polici, nuk të vonon sepse nuk duhet, nuk parashihet janë këto protokolle të sigurisë.

Për shembull pyetja shtrohet, a paguan Edi Rama kur të vjen nga andej? Nëse ai nuk paguan si kryeministër pse e trajton kryeministrin e Kosovës ndryshe? Unë jam duke e thënë një të vërtetë, kësaj here kemi qenë duke shkuar në një intervistë në Shqipëri, kanë qenë dy makina të policisë shqiptare, një xhip dhe një makinë lokale, u ndal krejt dhe unë thashë çka ndodhi, sa herë që kam shkuar si kryeministër mua më kanë ndalur të bëj aty pagesën”, tha ai në televizionin T7.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë tha se të gjitha autoritetet e nivelit të lartë, qofshin shqiptare apo jo, përfshirë edhe delegacione të nivelit të lartë në vizita zyrtare nuk janë të përjashtuar nga taksa rrugore.

Të fundit