Flash News

KRYESORE

Haradinaj në Vlorë, e pret Pandeli Majko. Kryeministri Kosovës batutat për ministrin e Ramës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbërritur në Vlorë në një vizitë një ditore. Haradinaj është pritur nga kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ndërsa në axhendën e tij, kryeministri i Kosovës nuk ka parashikuar asnjë takim me zyrtarët e lartë shqiptarë.

I vetmi përfaqësues i qeverisë i cili ka qenë i pranishëm në pritjen dhe takimet që po zhvillon Haradinaj është ministri i Diasporës, Pandeli Majko.

Gjatë bisedës së zhvilluar, Hardinaj nuk i ka kursyer edhe batutat ku tha se Majkon e kemi edhe kosovar, duke ju referuar faktit që ai ka edhe shtetësinë e Kosovës.

“Sot jemi të nderuar që bashkë me kolegët e mi, edhe me Pandin, që e kemi edhe kosovar...”, u shpreh ndër të tjerash Haradinaj.

Të fundit