Flash News

KRYESORE

Haradinaj: Nuk kam gjë personale me Ramën, nuk besoj te Shengeni-Ballkanik

Haradinaj: Nuk kam gjë personale me Ramën, nuk besoj te

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj deklaroi se ai nuk ka asgjë kundër Edi Ramës, porse ka vepruar në interes të Kosovës.

“Unë s’kam nuk e bëj kurrgjë në baza personale, jam ndodhë para një rreziku të madh që Kosova me u nda, në emër që gjoja ajo pjesë që mbetet të bashkohet me Shqipërinë, unë jam detyru me dalë kundër, interesi nacional, territori, sovraniteti ynë, ka qenë çështja e vendosjes së taksës, është nënshtrim, nuk mundesh me i imponu kurrgjë Serbisë, e pastaj pse me të njoftë najherë Serbia”, tha Haradinaj në T7.

Ai rikthehet te Shengenin Ballkanik, të cilin e quan mashtrim të Ramës dhe të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç.

“Heqja e taksës, presionet që janë bë, kur dilnin thoshin që duhet me u heqë taksa, Mini-Shengeni është veç një formulë. Ne nuk jemi Amerikë më thonë mua, ky Mini-Shengeni është bërë me shti Kosovën në këtë klub”, u shpreh ai.

Të fundit