Flash News

KRYESORE

Haradinaj: Nuk luhet me kufijtë. Janë vendosur me luftë, vetëm lufta i ndryshon

Haradinaj: Nuk luhet me kufijtë. Janë vendosur me luftë,

Kryeministri dhe Presidenti në Kosovë kanë qëndrime tërësisht të ndryshme sa i përket çështjes më të rëndësishme për vendin, marrëveshjes me Serbinë.

Hashim Thaçi kërkon ripërcaktim të kufijve Kosovë-Serbi me Luginën e Preshevës që i bashkohet Prishtinës, ndërkohë që pretendon se veriu i vendit nuk do të shkëputet për të kaluar në administrimin e Beogradit.

Ramush Haradinaj e kundërshton plotësisht një marrëveshje të tillë dhe paralajmëron se ndryshimi i kufjve të Kosovës do të ndodhte vetëm me luftë, pasi është lufta që i ka përcaktuar ato.

“Kufijtë janë vendosur me luftë, veç lufta i luan. Kush kujton se luhen kufijtë ndryshe, është gabim. Të gjithë shqiptarët me qejf e kishin marr Preshevën por e thash edhe një herë se këta kufij janë vendosë nga lufta e UÇK-së dhe nga ndërhyrja e NATO-s, pra janë dhjetëra mijëra njerëz në tokë për këta kufij. Është  imagjinatë e lehtë që dikush të luajë me kufi, nuk luhet me kufijtë”, është shprehur Haradinaj.

Kryeministri kosovar thekson se vetmja zgjidhje për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë është njohja e pavarësisë nga Beogradi.

Të fundit