Flash News

KRYESORE

Haradinaj nuk ndalet, tjetër thirrje për Qeverinë e Kosovës: Taksa mos të hiqet pa njohje

Haradinaj nuk ndalet, tjetër thirrje për Qeverinë e Kosovës:

Për Ramush Haradinajn mbajtja e taksës 100 përqind ndaj mallrave serbe është shumë e rëndësishëm për Kosovën.

Edhe një herë tjetër sot, ai ka bërë thirrje publike ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe gjithë koalicionit qeveritar, që mos të hiqet taksa pa e marrë njohjen si shtet nga ana e Serbisë.

Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se pushtetet nuk janë asgjë kur është në pyetje ruajtja dhe mbrojtja e sovranitetit të vendit.

“Kosova nuk ka asnjë garanci se heqja e taksës 100% për produktet e Serbisë e sjellë Marrëveshjen Finale për njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

Sot, Serbia vazhdon të armatoset nga Rusia me pajisjet me të reja ushtarake, ndërsa Qeveria Kurti premton heqjen e taksës duke siguruar pushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia.

I bëj thirrje publike Kurtit dhe partnerëve të tij qeverisës që mos të hiqet taksa pa njohje. Pushtetet nuk janë asgjë kur është në pyetje ruajtja dhe mbrojtja e sovranitetit të vendit.

Tregu vetëm për njohje!”, ka shkruar në postimin e tij, Ramush Haradinaj.

Të fundit