Flash News

KRYESORE

Haradinaj pas takimit me Merkel: Gati për marrëveshje me Serbinë, por duhet të na njohë

Haradinaj pas takimit me Merkel: Gati për marrëveshje me Serbinë,

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se shteti i tij është gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që përfshin njohjen e ndërsjellë në kufijtë ekzistues.

Deklarata e tij erdhi pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin. Të dy diskutuan për zhvillimet në Kosovë, bisedimet me Serbinë dhe përgatitjet për takimin e Parisit me 1 korrik të organizuar nga kancelarja Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Kryeministri Haradinaj informoi për takimin në profilin tij në Facebook.

“Sa i përket dialogut me Serbinë, theksova se ne jemi për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, përfshirë njohjen reciproke, në kufijtë ekzistues. Me këtë rast e falënderova Kancelaren Merkel për konsistencën e shtetit gjerman sa i përket mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës si dhe për vendimin e Gjermanisë për t’i thënë PO heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës të cilët, ndonëse i përkasin popullit më proeuropian, gjatë kohë janë mbajtur të izoluar. Nga kancelarja Merkel mora konfirmimin se Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar!”shkroi ai.

Kryeministri kosovar tha për mediet pas takimit me kancelaren Merkel se nuk është kërkuar largimi i tarifave. Ai tha se me rëndësi është që dialogu të vazhdojë, por sipas tij çështja e pa zgjidhur mbetet njohja nga Serbia.

Të fundit