Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Haradinaj për FAZ: U befasova që më akuzuan prapë për krime lufte, kurrë nuk kam kërcënuar dëshmitarë
Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj u tha hetuesve në Hagë se ai kurrë nuk ka kërcënuar dëshmitarë, madje ka urdhëruar që ata të mbrohen, ndërsa ka qenë i hetuar për krime lufte.
Në një intervistë për medien gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ),ai foli për ftesën nga dhomat e posaçme, dorëheqjen e tij si Kryeministër, proceset politike në vend dhe rrugëtimin në Gjykatat ndërkombëtare në mbrojtje të luftës së UÇK-së.
Haradinaj e shpërndau intervistën e dhënë në gazetën gjermane në profilin e tij në Facebook.
Intervista
Ramush Haradinaj është lindur në vitin 1968 në Deçan, derisa kjo pjesë i takonte Krahinës Autonome të Kosovës, e cila ishte pjesë e Jugosllavisë së atëhershme. Pas formimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mes të viteve 90, Haradinaj u emërua Komandant në rajonin e tij. Pas angazhimit të NATO-s në Luftën e Kosovës nga e cila u ndoqën forcat serbe, Haradinaj themeloi partinë politike “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës” (AAK) e cila arriti të etablohet në vend. Në fund të vitit 2004, Haradinaj u emërua Kryeministër i Qeverisë e cila atëbotë administrohej nga Misioni i OKB-së. Pas ngritjes së aktakuzës nga Tribunali i OKB-së për krime lufte në Hagë, Haradinaj dha dorëheqje në Mars të vitit 2005. Haradinaj u lirua nga Tribunali i Hagës pas procesit i cili zgjati 3 vite. Pasi ekzistonte dyshimi që është bërë presion mbi dëshmitarët, u ngrit edhe një aktakuzë, nga e cila ai u lirua sërish. Tani së voni, nga Gjyqi i posaçëm për Kosovën me seli në Hagë, Haradinaj u ftua muajin e kaluar si i dyshuar, gjithsesi pa një aktakuzë. Haradinaj i cili qe zgjedhur Kryeministër në vitin 2017, me rastin e kësaj ftese nga Haga dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit siç pat vepruar edhe në vitin 2005. Ai vazhdon të jetë Kryeministër në detyrë pasi që nuk është emëruar një pasardhës në këtë post.
FAZ: Zoti Kryeministër, në korrik kur u ftuat si i dyshuar nga Dhomat e Posaçme për Krime të Luftës në Kosovë, ju refuzuat të jepni deklaratë. Për këtë shkak as këtu s’do të tregoni se çfarë akuzash u janë bërë atje?
Haradinaj: Hetuesit hapën çështjen që donin të mësonin nga unë, çështjen e fillimeve të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rolin tim aty. Me akuza specifike nuk jam konfrontuar. Avokati im i cili ishte i pranishëm me mua, më dha këshillën që as unë të mos përgjigjem në mënyrë specifike.
FAZ: Sa ka zgjatur marrja në pyetje?
Haradinaj: Rreth një orë.
FAZ: A prisni një aktakuzë?
Haradinaj: Për këtë nuk jam informuar. Jam ftuar dhe kam kryer detyrën time që të shfaqem aty. Çdo gjë tjetër i mbetet vlerësimit të Gjykatës.
FAZ: Në bazë të pyetjeve me të cilat ju kanë konfrontuar, a mund të nxjerrni një konkluzë nëse fjala është për të njëjtat akuza që u janë bërë dy herë nga Gjyqi i OKB-së për krime të luftës për ish-Jugosllavinë dhe ku ju si i akuzuar jeni mbrojtur?
Haradinaj: Ajo që mund të them është: Themelimi i UÇK-së dhe roli im në të, në dy proceset e mbajtura të cilat kanë zgjatur tetë vite dhe lirimi im në të dy këto procese, janë fare mirë të dokumentuara.
FAZ: Ekziston një qëndrim që Tribunali i Posaçëm është një instrument me të cilin provohet që politikanët e Kosovës të disiplinohen kur nuk dëgjojnë direktivat e qendrave perëndimore. A e thoni edhe ju këtë?
Haradinaj: Meqë vet kam qenë dy herë i akuzuar para Tribunalit për Krime të Luftës dhe dy herët jam liruar, për mua ishte një befasi e madhe që jam ftuar sërish. Nuk është kurrfarë fshehtësie që ndërrimin e kufijve në rajonin tonë, projekt ky i cili nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare është përkrahur, e kam refuzuar si tepër të rrezikshëm. Për këtë shkak edhe them që taksa prej 100 për qind për mallrat e Serbisë, e vendosur nga Qeveria që kam udhëhequr unë, do të qëndrojë derisa Serbia të pranojë Pavarësinë e Kosovës. Duke patur parasysh këto rrethana, natyrisht që ekzistojnë shumë teori dhe spekulime për atë sesi erdhi deri tek kjo ftesë për mua.
FAZ: Vendosja e taksës duket që ju ka kushtuar me përkrahjen e Ëashingtonit pasi që Presidenti Trump e përkrah shkëmbimin e territoreve dhe ndryshimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.
Haradinaj: Për konsekuencat e mundshme kam qenë i vetëdijshëm, por kam qenë edhe i sinqertë me partnerët tanë në Ëashington dhe në Europë, në atë që u kam thënë: ndërrimi i kufijve kërcënon stabilitetin këtu në Kosovë dhe në krejt rajonin. Po kështu është e vështirë që ta hapim tregun për një shtet fqinj, i cili e vë në pikëpyetje ekzistencën tonë dhe na kërcënon. Për këtë shkak në Kosovë ekziston edhe uniteti që taksa do të mbetet derisa të vije tek njohja.
FAZ: Në Kosovë flitet që edhe Presidenti kosovar Hashim Thaçi është ftuar në Hagë, mirëpo ky për dallim nga ju këtë s’e ka bërë publike.
Haradinaj: Kam dëgjuar edhe unë këso spekulimesh gjithandej, mirëpo për këtë nuk mund të them asgjë. Për mua ka qenë e qartë menjëherë që vendin dhe qytetarët e mi duhet t’i informoj dhe duhet të jap dorëheqje. Në fshehtësi apo me marrëveshje të shfaqem para hetuesve për mua ka qenë e papranueshme. Për këtë shkak edhe dhashë dorëheqjen për herë të dytë në jetën time ndërlidhur me akuza të padëshmuara si shef i Qeverisë.
FAZ: Me dallimin që në dorëheqjen e vitit 2005 keni patur aktakuzë, kurse kësaj radhe jeni ftuar vetëm për marrje në pyetje.
Haradinaj: Mirëpo edhe si i dyshuar pa aktakuzë nuk dëshiroj që të udhëtoj në Hagë si Kryeministër. Këtë nuk kam dashur t’ia bëj shtetit dhe popullit tim.
FAZ: D.m.th., dorëheqja juaj nuk ka të bëjë me atë që ky koalicion ishte para shkatërrimit?
Haradinaj: Ky koalicion ka qenë para sfidave të mëdha, mirëpo këto nuk kanë ndikuar në dorëheqjen time. Një ftesë nga një gjyq paraqet një shkallë krejt të re.
FAZ: Si problem i proceseve të mëparshme kundër jush, ishte që dëshmitarë kundër jush kanë humbur jetën në aksidente, janë vrarë apo i kanë tërhequr dëshmitë.
Haradinaj: Këtu më duhet t’ju korrigjoj. Serge Brammertz, Kryeshefit të Tribunalit për Krime të Luftës, në vitin 2011 në Beograd i është shtruar e njëjta pyetje dhe ai është përgjigjur që në rastin tim as edhe një prej dëshmitarëve në listën e akuzës kundër meje apo në programin e dëshmitarëve nuk është vrarë. Në procesin e dytë të Hagës kundër meje, gjyqtarët kanë vërtetuar që kam udhëzuar që dëshmitarët të mos kërcënohen. Natyrisht që mbrojtja e dëshmitarëve është një temë në Kosovë, por është dëshmuar që është gabim që kjo të lidhet me proceset kundër meje. Të gjithë ata që kanë patur të dëshmojnë kundër meje kanë mundur ta bëjnë këtë gjë.
FAZ: Ju pra nuk do të thoshit që kosovarët të cilët do të dëshironin të dëshmojnë kundër ish-Komandantëve të UÇK-së nuk do të kërcënoheshin apo familjet e tyre nuk do të shpalleshin tradhtarë?
Haradinaj: Disa ndoshta edhe janë distancuar nga rrethi, derisa të tjerë janë mbështetur nga rrethi tjetër. Mirëpo ka patur jo pak raste kur njerëzit kanë provuar që të hyjnë në programin e dëshmitarëve të mbrojtur vetëm e vetëm që të sigurojnë jetë më të mirë në një vend tjetër. Këta i kanë ofruar aktakuzës bashkëpunim me identitet të ri dhe kanë shkuar aq larg sa janë betuar dhe pastaj gjyqtarët me përvojë e kanë vërejtur menjëherë. Kjo në të kaluarën ka ngjarë shumë shpesh.
FAZ: Dëshmitarë potencialë pra nuk janë kërcënuar nga ju apo palë e tretë asnjëherë?
Haradinaj: Nga unë jo dhe nga udhëzimet e mia asnjëherë. Ka patur njëherë një dëshmitarë i cili ka humbur jetën në një aksident me një serb të dehur në Mal të Zi. Mirëpo vetëm pas vdekjes së tij është marrë vesh që ai ishte në listën e dëshmitarëve potencial kundër meje. Unë e kam shprehur respektin tim kundruall Gjykatave kur kam dhënë dorëheqjet si Kryeministër dhe kur janë ngritur aktakuza kundër meje.

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38