Flash News

KRYESORE

Haradinaj për taksën në Rrugën e Kombit: Barrierë e shtuar mes dy vendeve, por Shqipërisë nuk i vendosim dot kushte

Haradinaj për taksën në Rrugën e Kombit: Barrierë e

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ftuar në emisionin “Përballë” në RTSH, është shprehur se taksa në Rrugën e Kombit është një barrierë e shtuar në marrëdhëniet mes dy shteteve shqiptare dhe këtë ia ka shprehur edhe kryeministrit Rama.

“Mendoj që është një logjikë e gabuar. Shqipëria e ka treg Kosovën, e ka konsumator si për detin ashtu edhe për punë të tjera, do të thotë ti për të sjellë konsumatorin duhet ta joshësh. Si e josh? Për shembull, me thënë Shqipëria që çdo makinë e Kosovës që hyn ia japim një bonus për një kafe dikund dhe kështu ti rrit frekuentimin, shton njerëzit, rrit klientelën.

Më vjen keq që ka ndodh kjo me taksën, tarifën në Kalimash. Edhe ma keq kalojnë transportuesit, pagesa e skanerit që është shumë e shtrenjtë. Është e pashpjegueshme. I kemi fol, i kemi fol. Si nuk i kemi fol, por megjithatë, ne nuk mundemi tash me i vënë kushte Shqipërisë: po nuk e hoqe atë do të bëjmë këtë. Nuk bohet ashtu. Shpresoj që do të gjendet ndonjë zgjidhje, por zor është me imponu zgjidhje”, tha kryeministri Ramush Haradinaj.

Të fundit