Flash News

KRYESORE

Haradinaj: Sa të jem unë kryeministër, taksa ndaj Serbisë nuk hiqet

Haradinaj: Sa të jem unë kryeministër, taksa ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se taksa 100% e vendosur ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina do të mbetet në fuqi për aq kohë sa ai të jetë në postin e kryeministrit.

“Shpresoj më dëgjuat shumë mirë. Po e shihni ku kam ardhur për ta thënë. Sa jam unë kryetar qeverie taksa nuk hiqet”, ka thënë Haradinaj gjatë një vizite që i bëri kompleksit memorial në Gllogjan.

Haradinaj ishte këmbëngulës se taksa nuk duhet të hiqet pa njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë. Haradinaj ka thënë se duhet të ndalen kushtëzimet për Kosovën.

Të fundit