Flash News

KRYESORE

Haradinaj shpall fitoren: Kemi rezultatin, të dhënat tona janë më të mëdha se sa të Exit Pollit

Haradinaj shpall fitoren: Kemi rezultatin, të dhënat tona janë

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë se fitorja e PAN-it është më e madhe se sa e Exit Pollit. Ai ka falënderuar qytetarët për besimin, por ka ftuar edhe subjektet tjera për bashkëpunim në të mirë të vendit.

“Uroj qytetarët e Kosovës. Të gjithë mekanizmat dhe subjektet politike për zgjedhje të lira dhe demokratike. E uroj sovranin për vendimin e marr. Një vendim që flet qartë. Besimi i është dhënë koalicionit PDK-AAK-Nisma. Fitorja është bindëse. Edhe ma bindëse se sa thotë Exit Polli. Mirëpo nuk do të hyjmë në shifra. Po presim numërimin. I ftojmë për partneritet edhe subjektet tjera për të mirë të vendit”, ka thënë Haradinaj duke shtuar.

“Në fakt, ne kemi rezultatin. Mekanizmat tonë të organizatës e kanë rezultatet. Të dhënat tona janë më të mëdha se sa të Exit Pollit”, ka përfunduar ai.

 

 

Të fundit