Flash News

KRYESORE

Haradinaj: U kam kërkuar atyre që bëjnë ligjin të ulin vetëm pagën e kryeministrit

Haradinaj: U kam kërkuar atyre që bëjnë ligjin të ulin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj teksa foli për grevën në shëndetësi, gjatë një takimi që ka pasur në Mitrovicë me strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, u shpreh se ka kërkuar uljen e pagës për kryeministrin, ndërsa rritjen për punonjësit e tjerë.

“E di qe shëndetësia e arsimi janë në grevë, jam i vetëdijshëm, i shoh çdo ditë e lexoj, por me votimin e ligjit për pagat kam kërkuar nga ata që e bëjnë ligjin me e ulë vetëm një pagë, atë të kryeministrit, kam kërkuar që krejt sektorëve t’i rriten pagat përveç kryeministrit “ tha Haradinaj, raporton Insajderi.

Punonjësit e shëndetësisë janë në grevë që nga muaji dhjetor. Ata kërkojnë paga në nivel me prokurorë e gjyqtarë. Nga greva u tërhoqën disa, derisa tani grevën e vazhdojnë kirurgët dhe ortopedët.

Ndërsa nga 14 janari, në grevë kanë hyrë edhe institucionet arsimore në Kosovë.

 

Të fundit