Flash News

KRYESORE

Haradinaj ‘zgjon’ amerikanët; numri 3 i DASH do të vizitojë Prishtinën

Haradinaj ‘zgjon’ amerikanët; numri 3 i DASH do të

Me administratën e presidentit Donald Trump dukej se Ballkani kishte mbetur totalisht jashtë vëmendjes amerikane, por zhvillimet e fundit në marrëdhëniet Kosovë-Serbi po e ndryshojnë këtë situatë.

Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se, David Hale, zëvendës sekretar për Çështjet Politike, do të zhvillojë më 8 dhe 9 mars dy vizita zyrtare në Beograd dhe Prishtinë. Hale është numri tre i DASH, pas John J. Sullivan dhe Mike Pompeo, dhe zyrtari më i lartë amerikan që viziton dy shtetet ballkanike kohët e fundit.

Është pikërisht taksa 100% ndaj produkteve serbe, e vendosur nga Qeveria e Ramush Haradinajt, që ka zgjuar amerikanët, të cilët po angazhohen gjithnjë e më shumë për të zgjidhur situatën. Pavarësisht se disa zyrtarë amerikanë kanë kërkuar gjatë takimeve me Haradinajn që taksa të hiqet për t’i hapur rrugë dialogut, kryeministri është shprehur i vendosur për të mos ndryshuar qëndrim deri në njohjen e pavarësisë nga Serbia.

Të fundit