Flash News

KRYESORE

Harito duhet t’i përgjigjes pyetjes: Kush i futi në punë të korruptuarit dhe të paaftët që flet Rama?

Harito duhet t’i përgjigjes pyetjes: Kush i futi në punë

Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike sot gjendet e akuzuar, e vënë me shpatulla pas murit, pas deklaratave të vetë Ramës se sot “administrata është hendeku mes njerëzve dhe qeverisë, se aty janë grumbulluar grabitqarët dhe parazitët. Në intervistën e saj për “Ora News” Harito flet për të korruptuarit, të paaftët të cilët janë sot pjesë e administratës, asaj administrate që ka ngritur vetë, që prej vitit 2013. Ajo tha se do të largohen të paaftët e të korruptuarit nga administrata, po kush i futi? Këto katër vjet u larguan me mijëra vetë nga PS, specialistë që kishin vite që punonin e sot kanë fituar gjyqe, por që nuk po shlyhen nga ministritë, dhe u zëvendësuan me “specialistë” të rinj, punonjës të PS apo LSI-së të cilët sot rezultojnë se janë parazitë e grabitqarë që sorollatin e vjedhin njerëzit. Punësimi në institucionet publike është bërë nëpërmjet DAP-it, hallka që ndërtoi, ngriti Rilindja, janë ata “specialistë” që kanë fituar konkurseve të “rregullta”, apo “të drejta”, që ka organizuar vetë ajo.  Sot, vetëm Harito nuk ka të drejtë të flasë dhe nuk mund të pretendojë për reformë. Ajo është e akuzuar nga vetë kryeministri...

Të fundit