Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
“Harresa” tre vjeçare e Qeverisë për energjinë elektrike prek mijëra familje në nevojë
Në vitin 2015 Qeveria Shqiptare miratoi ligjin “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, nenin 95 i të cilit parashikon 'trajtimin e veçantë' të familjeve.
Në vitin 2015 Qeveria Shqiptare miratoi ligjin “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, nenin 95 i të cilit parashikon ‘trajtimin e veçantë’ të familjeve në nevojë. Ligji i ngarkonte qeverisë përgjegjësinë për të miratuar vendime të cilat do të mundësonin mbështetje për të varfrërit.
Kanë kaluar tre vjet dhe, sipas hulumtimeve të informim.al, familjet në nevojë ende nuk kanë përfituar nga ky ligj. Çfarë e ka penguar Qeverinë që të zbatojë një ligj tashmë të vjetër, që e ka miratur vetë?
Informim.al ka e ka kërkuar përgjigjen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në një prononcim ‘burokratik’ MIE bën me dije se“ky është një proces i cili duhet të iniciohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për energjinë, Ministrinë e Financave, dhe në konsultim me ERE-n e grupet e interesit, harton kriteret, procedurat për përfitimin e statusit të klientit në nevojë dhe mënyrën e trajtimit të tyre, të cilat miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave”.
Nga i njëjti institucion sqarojnë se është përgatitur draft-urdhri «Për krijimin e grupit ndërinstitucional të punës për hartimin e kritereve dhe procedurave për përfitimin e statusit të klientit në nevojë dhe mënyrën e trajtimit të tyre, në zbatim të nenit 95 të ligjit 43/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, i ndryshuar» ku janë përcaktuar edhe përfaqësuesit e saj në këtë proces, i cili i është dërguar MSHMS-së dhe MFE-së, për procedim të mëtejshëm nëpërmjet shkresës Nr. 5807/7 Prot. datë 04.12.2018 “Mbi krijimin e GNP-së për hartimin e kritereve dhe përcaktimin e procedurave për përfitimin e statusit të klientit në nevojë”.
Po të vini re datën e shkresës së cituar më sipër, i përket 4 dhjetorit të vitit të shkuar, çka dëshmon se Ministria e Energjisë është vënë në lëvizje 3 vjet pas daljes së ligjit, ndoshta e shtyrë edhe nga interesimi i medias, në këtë rast i informimi.al.
“Aktualisht jemi në pritje të dërgimit të emrave të përfaqësuesëve të MSHMS-së dhe MFE-së për këtë proces”, përfundon sqarimi i Ministrisë së Energjisë.
Këto tre vite të ngecura në ngadalësi burokatike të institucioneve përgjegjëse kanë qenë të zhytura në terr për shqiptarët që e kanë të pamundur përballimin e kostos së energjisë elektrike. Mijëra familje të varfëra, në vështirësi për të përballuar faturën e energjisë elektrike, janë ballafaquar me të jetuarit pa drita ose të kryerjes së lidhjeve të paligjshme, duke rrezikuar dënime penale.
-Kam paguar faturat e energjise elektrike dhe ende nuk më kanë vënë lidhjen për dritat, çfarë të bëj unë, me sëmundje në shtëpi, detyrohem të lidh energjinë elektrike në shtyllë pasi duam të gatuajmë, të mbushim ujë, këto janë jetësore për mua-shprehet Fatmira nga Baltëza e Fierit për Informim.al.
Të dhëna nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë tregojnë së në vitet 2016-2017 janë evidentuar 2010 vepra penale për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Të arrestuarit janë 491 persona, 71 janë ndaluar, 1079 persona janë ndjekur penalisht në gjendje të lirë, ndërsa 385 të tjerë janë shpallur në kërkim
Sipas të dhënave të OSHEE-së rreth 250 mijë familje shqiptare kanë lidhur akt-marrëveshjen për të paguar detyrimet e prapambetura. Shumë prej familjeve në nevojë nuk kanë një punë të qëndrueshme për të siguaruar të ardhura të mjaftueshme mujore për të përballuar shpenzimet, ndërsa një pjesë tjetër e tyre trajtohen me ndihmë ekonomike. Kjo pamundësi për t’i shlyer rregullisht detyrimet e prapambetura ndaj OSHEE-së çon në raportim e cituar më lart të Drejtorisë së Policisë.
Nga Avokati i Popullit mësojmë se janë më shumë se 80 000 familje të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike dhe janë borxhlinj ndaj OSHEE-së.
“ Ne s’kemi bukë në shtëpi, nuk kemi mundësi të paguajnë faturën e energjisë elektrike, vetë jam sëmurë, fëmijët janë pa punë dhe ata dalin të mbledhin bidona dhe e shumta që fitojnë janë 3-4 mijë lek të vjetra, më këto lek çfarë të paguajë më parë ilaçet apo të hajmë bukë, ne nuk i paguajnë dot faturën e energjisë elektrike, thotë për Informim.al Flutura nga Elbasani.
Juristi Gentian Sejrani shpjegon se Neni 95 është ndihmë financiare nga buxheti shtetit për familjet e varfëra, me qëllim sigurimin e energjisë elektrike për ato.
Në një shkresë zyrtare Qendra Ligjore e Fondacionit Shoqëria Hapur Për Shqipërinë ka rekomanduar pranë Ministrisë së Infrastukturës dhe Energjisë për nenin 95 të ligjit 95/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike “ se qeveria duhet të kompesojë financiarisht familjet në nevojë me 2,394.00 lekë në muaj, ata kanë rekomanduar që të parashikohet një ulje vit pas viti duke patur parasysh pastrimin e skemës së ndihmës ekonomike sikurse dhe efektivitetin në rritje të programeve të nxitjes së punësimit.
Më tej ata shtojnë se –Vitet e fundit janë bërë përpjekje për disiplinimin e sektorit të energjisë elektrike të cilat kanë siguruar rezultate pozitive në performancën financiare të sektorit, por nga ana tjetër në mungesë të një skeme mbrojtje efikase janë shkaktuar pasoja të rënda ndaj të drejtës për aksesin në energjinë elektrike për familjet e varfra, gjë që ka kontribuar në vështirësi serioze të përmbushjes së nevojave bazë të lidhura me ndriçimin, aksesin në informacion, ruajtjen e shëndetit etj.
Gjykojmë se zbatimi i një skeme që do të bënte të zbatueshëm nenin 95 të Ligjit 43/2015 “Per sektorin e energjisë elektrike” do të siguronte njëherazi një arkëtim të përmirësuar të detyrimeve të energjisë elektrike si pasojë e krijimit të kushteve për abonentët në nevojë për t’ju përgjigjur detyrimit financiar sikurse do te ndikonte ne uljen e shpenzimeve publike në funksion të dënimit të kundravajtësve të shtyrë nga pamundësia ekonomike për të përballuar faturën e energjisë elektrike.
Studime të shumta dëshmojnë se që në një familje me 4 anëtare të përmbushë nevojat elemtare për ndriçim, informim dhe gatim nevojiten të paktën 200 Kilovatorë energji elektrike në muaj, dhe një familje që trajtohet me ndihmë ekonomike merr maksimalisht 8000 lekë në muaj, ndërkohë sipas OSHEE këto familje shpenzojnë mesatarisht 2300 lekë në muaj energji elektrike e cila është sa 30% e të ardhurave të tyre mujore. /Brejdon Xhavara-Informim.al/
Të fundit
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
