Flash News

KRYESORE

Harrohet Ditmir Bushati në Shkodër, Valdrin Pjetri nis misionin e besuar nga Rama

Valdrin Pjetri, i sapo zgjedhur si drejtues Politik i Qakur të Shkodrës me votëbesim të Edi Ramës, ka nisur punën. Zëvendësuesi i Ditmir Bushatit ka marrë pjesë në konstituimin e Këshillit Bashkiak të Pukës dhe kryetarit të ri të Bashkisë, Gjon Gjonaj.

“Në cilësinë e Drejtuesit Politik të Qarkut Shkodër pata kënaqësinë të jem i pranishëm në procesin e konstituimit të Këshillit të Bashkisë Pukë dhe rikonfirmimit të Kryetarit të Bashkisë, Gjon Gjonaj.

Me një konfigurim të ri, Këshilli Bashkiak i Pukës i votuar në zgjedhjet e 30 Qershorit, nga sot nis rrugëtimin me përkushtim, në zbatim të mandatit 4-vjeçar për të përmbushur misionin e tij në shërbim të të gjithë qytetarëve të Bashkisë Pukë”, shkruan ai në një postim në Facebook.

Pjetri, i cili ishte kryebashkiaku socialist më pak i votuar në rang vendi me 8%, është në pritje të marrjes së detyrës si kryebashkiak i ri i Shkodrës, në vend të Voltana Ademit.

Vendimi i Rames nuk u prit mire nga ish-ministri i Jashtem, Bushati, qe pas perfundimit te Asamblese se PS deklaroi se "nuk ka rendësi jam me post apo jo, por për çfarë çështjesh luftoj. Mungesa e ofiqit më bën të jem edhe më i vendosur për të çuar përpara projektet për të cilat jam angazhuar”.

Të fundit