Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Harrojnë” Shqipërinë?! Investitorët e huaj potencialë drejtohen në vendet e tjera të rajonit
Raportet e institucioneve financiare ndërkombëtare nënvizojnë për përmirësim të rritjes së ekonomisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Parashikimet duket se janë në këtë linjë edhe për vitet në vazhdim. Një ndër faktorët kryesorë të kësaj rritjeje janë sidomos Investimet e Huaja Direkte. Dhe “gara” e vendeve të rajonit në këtë drejtim është e ashpër. Së fundmi, mësohet se kompania e tretë më e madhe në botë për prodhimin e gomave të makinave, kinezja “Shandong Linglong Tire Co. Ltd. “, ka vendosur të investojë në një qytet verior të Serbisë 994 milionë dollarë për ngritjen e një fabrike në një periudhë 6-vjeçare. Shitjet vjetore të kompanisë vlerësohet të arrijnë në mbi 2 miliardë dollarë. Pra, në Serbi vetëm një kontratë siguroi rreth 1 miliard dollarë investim të huaj direkt. E njëjta shifër u përmend me bujë edhe nga ministri ynë i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj pak kohë më parë. Por, me një ndryshim thelbësor. Më 18 qershor, duke folur në mbledhjen e Këshillit të Investimeve që zhvilloi, ministri deklaroi se investimet e huaja direkte po njohin rritje edhe këtë vit dhe pritet të arrijnë vlerën e rreth 1 miliard dollarëve!
Dy realitete të ndryshme
SHQIPËRIA
Është fakt që investimet e huaja direkte në Shqipëri kanë pësuar rritje gjatë viteve të fundit. Sipas Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e parë të vitit investimet e huaja kishin vlerën e 291 milionë eurove. Kjo shifër është afro 47% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe ndjek ecurinë pozitive të vitit 2017, kur prekën vlerën e 970 milionë eurove. Por, cila është struktura e tyre? Investimet e huaja janë kryesisht të përqendruara në ndërtimin e veprave të rëndësishme energjetike, si gazjellësi TAP, hidrocentralet në kaskadën e Devollit, në sektorin e nxjerrjes së naftës, ndërkohë që edhe sektori financiar është një kontribues i rëndësishëm, falë injektimeve të kapitalit nga aksionerët e bankave të huaja. Më tej investimet shtrihen në sektorin e telekomunikacionit (call center), apo të fasonëve. Pra investime të vogla dhe të mesme me pak peshë në ekonomi.
SERBIA
Të dhënat zyrtare nga Serbia flasin për një vlerë të investimeve të huaja në 1,161 miliardë euro në fund të muajit të pestë të vitit, me një rritje në bazë vjetore prej 15,8%. Analistët theksojnë se ky pritet të jetë viti më i mirë në këtë drejtim, duke patur parasysh se 2017-a u mbyll me një shifër prej mbi 2,4 miliardë euro, ose 27% më shumë se viti 2016. Investitorët janë ndër emrat më të njohur në botë, duke përmendur ndër të tjera “Fiat Chrysler Automobiles“, që është eksportuesi i 15-të më i madh i Serbisë. Vetëm nga fabrika e Kragujevacit, kompania eksportoi 505,9 milionë euro në shtatë muajt e këtij viti. Ndërkohë, buxhetit të shtetit pritet t’i shtohen për pak ditë edhe 350 milionë euro. Kompania kineze Zijin Mining Group, do të paguajë 350 milionë dollar për të marrë nën pronësi 65% të kompleksit të prodhimit të bakrit “RTB Bor”, në lindje të Serbisë pranë kufirit me Bullgarinë dhe Rumaninë. Gjithashtu, kompania kineze do të investojë në impiantin me rreth 5 mijë punonjës 1,26 miliardë dollarë. Për t’iu rikthyer investimit rreth 1 miliard dollarësh të kompanisë kineze të prodhimit të gomave. Në një deklaratë zyrtare kompania “Linglong“ thekson se ndërtimi i fabrikës do të nisë në prill 2019 dhe do të zgjasë në tre faza, që përfundojnë në mars 2025. Me kapacitet të plotë fabrika parashikohet të prodhojë 13,6 milionë goma makinash të cilësisë së lartë. Kompania saktëson se kishte studiuar disa vende në Europën Lindore dhe Qendrore, përfshirë Poloninë, Çekinë, Sllovakinë dhe Hungarinë, përpara se të merrte vendimin e saj përfundimtar. “Vendosëm për Serbinë për shkak të kostove të ulëta të krahut të punës dhe të energjisë elektrike,” deklaron “Linglong“. Investimi do të kryhet në qytetin Zrenjanin me 75 mijë banorë, në Vojvodinë, pranë lumit Danub. Zona e Tregtisë së Lirë në Zrenjanin mbulon një sipërfaqe prej 98 hektarë. Pikërisht një nga shumë zonat e lira ekonomike që janë ngritur në vendet fqinjë, por që në Shqipëri, ashtu siç është bërë zakon rëndom, projektet flenë nëpër sirtare dhe premtimet i merr era.
Zonat e lira ekonomike
Në janar 2015, qeveria shqiptare miratoi shpalljen e zonës së Spitallës në Durrës me një sipërfaqe prej 500 hektarë, si “zonë të lirë ekonomike”. Por pas disa dështimesh në fund të muajit prill të vitit 2017 më në fund në tenderin për këtë qëllim u paraqitën dy oferta. Ndërsa pas shpalljes së fituesit nga ana e komisionit të vlerësimit të ofertave, çështja ka përfunduar në dyert e gjykatave për shkak të pretendimeve të kompanisë së renditur e dyta. Një kalvar kaq i gjatë për hapjen e një zone të lirë ekonomike, kur p.sh. vendi fqinj Maqedonia ka funksionale 12 zona të tilla dhe ku investitorët potenciale po shtohen gjithnjë e më shumë dhe interes në rritje kanë shprehur edhe ata shqiptarë. Një studim i kryer në Serbi, suksesin e tërheqjes së investimeve në këtë vend ia atribuon edukimit primar dhe atij të lartë të fuqisë punëtore, infrastrukturës, teknologjisë, madhësisë së tregut dhe qasjes në tregjet e tjera jashtë vendit. Një tjetër faktor kyç i suksesit të investimeve në Serbi janë cilësuar edhe zonat e lira që janë krijuar në territore të ndryshme. Madje edhe “Financial Times“ i ka cilësuar dy zona të lira ekonomike në Serbi si dy ndër zonat më të mira në botë. Për të mos folur më tej për lehtësitë e shumta fiskale që ofrojnë këto vende për thithjen e Investimeve të Huaja Direkte.
Paralajmërimi i Bankës Botërore
Në muajin tetor 2017, Banka Botërore, në një projeksion të fundit për Shqipërisë, thekson se investimet e huaja direkte do të përfshihen në një trajektore rënëse që këtë vit dhe për të vijuar kështu të paktën deri në vitin 2019. Sipas Bankës, këto investime do të arrijnë në 8.3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin 2017, nga 8.7 për qind që ishin në 2016-ën. Ndërsa, në vitin 2018 nuk pritet të jenë më shumë se 7 për qind e PBB dhe në 2019-ës do të jenë 5.6 për qind e PBB-së. Në vlerë absolute investimet e huaja pritet të bien me 22%. Në këto projeksione, Banka Botërore i vinte theksin me urgjencë reformave strukturore për të përforcuar ribalancimin e saponisur nga burimet e brendshme të rritjes ekonomike, në ato të jashtme me mbështetje më të madhe tek investimet./Scan
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38