Flash News

KRYESORE

Harta/ S’ndalen tërmetet, tre lëkundje në mesnatë, epiqendra zhvendoset në Jug të vendit

Prej ditësh vendi ynë vazhdon të dominohet nga lëkundje të vazhdueshme tërmeti në thuajse të gjithë vendin.

Tërmeti më i fortë u shënua më 4 korrik në orën 11.00 paradite, me magnitudë 5.1 ballë i shkallës rihter, i cili la edhe pasoja të rënda materiale në Shqipërinë Qendrore.

Prej asaj ditë tërmetet kanë vijuar por me fuqi më të ulët lëkundjeje.

Edhe natën e mbrëmshme tërmetet kanë vijuar të bien, por këtë herë nga Gjiri i Lalëzit, epiqendra është zhvendosur në Jug, në Korçë.

Siç shihet edhe nga harta e Institutit të Gjeoshkencave, tre lëkundje janë ndjerë gati njëra pas tjetrës, por fatmirësisht nuk kanë qenë me magnitudë të fortë, konkretisht 1.8-2 ballë.

Të fundit