Flash News

KRYESORE

Hashash dhe armë drejt Italisë, Gjykata e Katanias merr vendimin për Moisi Habilajn

Hashash dhe armë drejt Italisë, Gjykata e Katanias merr vendimin

Gjykata e Katanias ka vendosur të lërë në qeli Moisi Habilajn dhe bashkëpunëtorët e tij, pas kërkesës së prokurorisë. Në seancën e zhvilluar sot, trupi gjykues nuk e ndryshoi masën e sigurisë për Habiljan dhe pesë bashkëpunëtorët e bandës, ndërkohë procesin gjyqësor ata do e ndjekin pas hekurave.

3.5 tonë hashash u janë kapur së fundmi bandës së Habilajve, ndërsa përgjimet e antimafias italiane tregojnë se shqiptarët kanë kryer edhe trafik armësh drejt brigjeve të Italisë.

Me bandën Habilaj dyshohet të ketë lidhje edhe ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, pasi emri i këtij të fundit rezulton në dosjen e antimafias italiane që ka mbërritur në vendin tonë. Ndaj Tahirit, prokuroria shqiptare ka nisur hetimet.

Të fundit