KRYESORE

“Hashashi njollë e zezë në Shqipëri”, Ruçi i përgjigjet homologut kritik holandez: Në Eurovision shkuan tre shqiptarë

“Hashashi njollë e zezë në Shqipëri”,

Sot në Ditën e Eurpoës, kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi në një konferencë për median foli për periudhën e komunizmit, dhe fenomenet negative pas asaj periudhe si droga, prostitucioni dhe kriminaliteti.

“Në atë sistem nuk kishte as drogë, as prostitucion dhe as kriminalitet.  Të gjitha këto fenomene nuk i çuan shqiptarët në Europë, por i gjetën. Se do i thoja kolegut holandez, nëse është njollë e zezë hashashi në Shqipëri, teknologjia dhe tregu vjen nga Holanda. Unë nuk e akuzoj Holandën, por kam të drejtën të mos më identifikojë me këto, por të na identifikojë përpjeket e arritura”, u shpreh Ruçi.

Më tej kryetari i Parlamentit përmendi dhe sukseset e artistëve shqiptarë në Botë.

“Shqiptarët që jetojnë në vendet e BE-së janë kontribues. Në Eurovizion konkurrojnë 3 shqiptarë jo holandezë. Unë e kam ndjekur Milanin dhe i kam idhull ato hollandezët që kanë luajtur dikur, por shembulli i Igli Tares në Itali është shembulli më i sukseshëm që kërkohet në të gjithë Italinë nga klubet sportive. Po ashtu ka me dhjetëra lojtarë dhe instrumentistë shqiptarë që vlerësohen në botë”, u shpreh ai.

Të fundit