Flash News

KRYESORE

“Hashashi promovohet në librat shkollor si bimë e zakonshme. Ministria e Arsimit indiferente”

“Hashashi promovohet në librat shkollor si bimë e zakonshme.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka bërë një denoncim mbi përmbajtjen e librave shkollorë. Ajo ka shpërndarë një faqe të librit, lënda Bilogji, ku mes të tjerëve ka një gjethe hashashi.

“Skandali me tekstet shkollore. Hashashin ja mësojnë fëmijëve që në klasë të pestë. Unë si nënë e dy fëmijëve në klasë të pestë dhe prindërit e shqetësuar si unë, a duhet të pranojmë që të mësohet hashashi si bimë e zakonshme? A i kontrollon Ministria e Arsimit tektet shkollore para se të botohen? Kush mban përgjegjësi për këto që ju mësojnë fëmijëve tanë?”, shkruan ajo.

Tekstet shkollore janë kritikuar herë pas herë, për përmbajtje jo të përshtatshme, ndërsa Ministria e Arsimit është mjaftuar duke thënë se do marrim masa për shtëpitë botuese.

Të fundit