Flash News

KRYESORE

Hashim Thaçi del pas 6 orësh nga Specialja në Hagë, jep detaje nga takimi me prokurorin: Do rikthehem sërish nesër

Hashim Thaçi del pas 6 orësh nga Specialja në Hagë, jep

Presidenti Hashim Thaçi ka dalë pas rreth 6 orësh nga Prokuroria Speciale në Hagë ku u intervistua nga prokurorët mbi aktakuzën ndaj tij për krime lufte. Në një prononcim të shkurtër pas daljes nga objekti i Dhomave të Specializuara, Thaçi u shpreh se seanca do të vijoi sërish edhe nesër. Ndërkaq, bëri me dije se takimi i sotëm ka qenë një shkëmbim ndërmjet avokatit të tij Prosper dhe prokurorëve për procedurat.

“Sot dëgjova bisedën juridike mes avokatit dhe prokurores. Nesër do të rikthehem përsëri për ta vijuar këtë proces. Nuk kam asnjë koment tjetër për të bërë sot”, tha shkurtimisht ai.

Kujtojmë se, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, por edhe të tjerë ish-anëtarë të UÇK-së akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit gjatë kohës së luftës. Në akt-akuzën prej 10 pikash që Zyra e Prokurorisë Speciale në Hagë u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës, ndër të tjera ata akuzoheshin edhe për vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Në Aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme.

Të fundit