Flash News

KRYESORE

Hashim Thaçi në Vatikan dhe SHBA për t’u takuar me Papa Françeskun dhe Mike Pence

Hashim Thaçi në Vatikan dhe SHBA për t’u takuar me Papa

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas vizitës së nesërme që do ta zhvillojë në Vatikan, do të udhëtojë sërish për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu ka thënë për Telegrafin, një burim nga zyra e presidentit.

“Presidenti Thaçi nesër udhëton në Vatikan, ndërsa të enjten do të takohet me Papa Françesku. Pas kësaj vizite, të premten, presidenti Thaçi do të pritet në Shtëpinë e Bardhë nga zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence”, ka thënë ky burim.

Kjo do të jetë vizita e tretë me radhë e Thaçit në SHBA brenda një muaji.

Kujtojmë se me datën 13 shtator Thaçi ishte në Uashington ku nënshkroi marrëveshjen me MMC, ndërkohë ai sapo është kthyer Nju Jorku ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Të fundit