Flash News

KRYESORE

Hashim Thaçi përfshihet në debatin për Skënderbeun: S’ka pëlhurë që e mbulon Gjergj Kastriotin

Hashim Thaçi përfshihet në debatin për Skënderbeun:

Në debatin për mbulimin e monumentit të Skënderbeut gjatë faljes së namazit në ditën e Kurban Bajramit, është përfshirë dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Thaçi gjatë fjalimit të mbajtur me rastin e shugurimit të Katedrales Shën Tereza në Prishtinë, u shpreh tepër krenar se nga populli ynë dolën dy figura të mëdha Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe Nëna Terezë.

“Nuk ka beze as pëlhurë të bardh ose të zezë që mbulon madhështinë kombëtare dhe civilizuese të Gjergj Kastriotit”, u shpreh ndër të tjera presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për heroin tonë kombëtar.

Të fundit