Flash News

KRYESORE

Hashim Thaçi siguron takimin e parë me presidentin Donald Trump

Hashim Thaçi siguron takimin e parë me presidentin Donald Trump

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të takohet në Nju Jork me presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Në njoftimin e shpërndarë nga zyra e presidentit kosovar thuhet se takimi Thaçi-Trump do të jetë i shkurtër dhe në kuadër të seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në takim do të jetë të pranishme edhe dy zonjat e para.

Gjatë vizitës pesëditore në Nju Jork, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime të shumta bilaterale me krerë të shteteve dhe udhëheqës të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Presidenti Thaçi gjithashtu do të marrë pjesë edhe në takimin e krerëve të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, me nikoqire Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politkë të Sigurisë, Federica Mogherini.

Ne delegacionin e Kosovës është edhe zëvendës kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Të fundit