Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Hashim Thaçi: Synimi ynë është Brukseli dhe jo kryeqytetet rajonale. Nga 95 kritere për liberalizim të vizave, Kosova ka zbatuar 94
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet këto ditë në Nju Jork, ku po zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Mbrëmë Presidenti Thaçi u takua me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në prani të shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federika Mogherini.
Sipas zyrtares së lartë të BE-së, takimi ishte vazhdim i dialogut mes të dy vendeve me ndërmjetësinë e BE-së për normalizimin tërësor të marrëdhënieve mes tyre. Mohgherini tha se përparimi i të dy vendeve drejt integrimit evropian është i lidhur ngushtë me përparimin në dialogun mes tyre.
“Është jetike normalizimi i raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë për ecjen përpara të të dy vendeve në perspektivën evropiane por edhe në perspektivën euro-atlantike për Kosovën, sepse Kosova është e përcaktuar që të jetë pjesë e NATO-s, e Bashkimit Evropian dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ne, ka një kohë që të dy vendet jemi në një gjendje status quo-je, prandaj kemi menduar që është jetike në këtë moment ,nën udhëheqjen e zonjës Mogrehini dhe mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të fillojë një fazë e re e dialogut. Një dialog që mund të them që do të sjellë marrëveshjen përfundimtare për normalizimin e plotë dhe pajtim mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë dhe kjo do të krijonte një mundësi që me të vërtetë Serbia ta njohë realitetin në Kosovë, siç ka deklaruar edhe vet presidenti Vuçiç, por edhe Kosova të vazhdojë në perspektivën e saj të anëtarësimit sa më të shpejtë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Prandaj, një marrëveshje mes dy vendeve tona me udhëheqjen e Bashkimit Evropian, mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është më tepër paqe, stabilitet dhe fqinjësi e mirë jo vetëm mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Prandaj edhe mbrëmë në takimin që zhvilluam në zyrat e BE-së këtu në New York, nën udhëheqjen e zonjës Mogrehini, u konfirmua se ne duhet të lëvizim më shpejt në një proces më dinamik dhe me shpresë se ky proces do të përmbyllet me një marrëveshje finale, që do të nënkuptonte njohje të realiteteve të ndërsjella dhe perspektivë të sigurt të të dy vendeve për perspektivën evropiane. Por, e ritheksoj edhe për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ky është edhe synimi ynë.”
Lidhur me mundesine e anëtarësimit të Kosovës në OKB edhe pa u njohur nga Serbia, Thaçi ka thene se “Realisht ne duhet të punojmë maksimalisht me të gjithë partnerët tonë, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të punojmë edhe me vendet hezituese në procesin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, por në momentin që arrihet një normalizim i plotë raporteve Kosovë-Serbi, atëherë askush nuk ka asnjë të drejtë as morale e as politike, as ndërkombëtare që të vejë veto për Kosovën në Këshillin e Sigurimit.
Normalizimi i plotë i marrëdhënieve nënkupton njohjen e realiteteve të ndërsjella, ne jemi vende sovrane, kemi perspektivë të sigurt Evropiane. Ndërtimin e raporteve të fqinjësisë së mirë sipas kritereve dhe standardeve evropiane të një bashkëpunimi të ndërsjellë institucional, duke mos e penguar, por lehtësuar njëra tjetrës rrugën për perspektivën evropiane.
Njohja e Kosovës nga Serbia nuk mund të pritet menjëherë por ajo është një proces i pandalshëm dhe do të ndodhë herët a vonë, mirëpo është herët të spekulojmë apo prejudikojmë se si do të përmbyllet marrëveshja përfundimtare, por ne do të punojmë që diçka e tillë të ndodhë në përmbyllje të këtij procesi. Mendoj se marrëveshja përfundimtare në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë është një marrëveshje historike. Ne kemi pasur për më tepër se një shekull probleme, armiqësi dhe luftëra me njëra tjetrën. Serbia ka kryer edhe gjenocid në Kosovë. Në momentin që arrihet një marrëveshje e tillë historike e normalizimit dhe pajtimit, mendoj se nuk është vetëm aspekt procedural por është aspekt edhe jetik i vullnetit të qytetarëve.”
Lidhur me mundesine e heqjes se vizave per Kosoven, Thaci tha se “Kosova prej 95 kritereve që është dashur t’i zbatojë për liberalizim të vizave, 94 prej tyre i ka zbatuar dhe ka zbatuar më shumë kritere dhe standarde se sa çdo vend tjetër në rajonin tonë. Çështja e kufirit me Malin e Zi është jetike dhe duhet të kaloj në parlamentin e Kosovës.
... Perspektiva e çdo vendi të Ballkanit Perëndimor është në familjen evropiane, në Bruksel dhe jo ne unione rajonale. Kur të përmbyllet procesi i integrimeve në Bashkim Evropian atëherë është çështje tjetër. Nuk duhet të jetë kjo parafazë apo mund të themi edhe humbje kohe apo zhagitje e procesit apo arsyetim i disa zyrtarëve të Bashkimit Evropian për krijimin e një unioni regjional për t’u vonuar në integrim në Bashkim Evropian. Pra synimi ynë është Brukseli dhe jo kryeqytetet rajonale."
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38