Flash News

KRYESORE

Hatërmbetje mes Bashës dhe Berishës? Ish-kryeministri kërkon vëmendje për kryetarin në qarkun e vështirë për PD-në

Lista e kandidatëve të PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit ka qenë një nga temat më  të diskutuara që pas marrëveshjes, nga të majtë edhe të djathtë, sidomos me përjashtimin e disa figurave qëndrore të partisë.

Po ashtu u përfol për një ‘përplasje’ mes Berishës dhe Bashës për shkak të emrave të vendosur në lista, por, sigurisht këto mbeten hipoteza për sa kohë që ish-kryeministri ka vijuar të mbështes liderin PD-së.

Këtë gjë ka bërë edhe në lidhje me mitingun që Basha është duke mbajtur në Vlorë, një nga qarqet më të vështira të PD-së.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Sali Berisha ka shpërndarë videon 'liv'e nga  ku kreu i PD-së po mban mitingun duke kërkuar vëmendje masive të qytetarëve për programin e demokratëve.

Të fundit