Flash News

KRYESORE

HBO rikthen 'Game of Thrones' 300 vjet pas me "House of the Dragon"

Tashmë është zyrtare, HBO ka bërë publik titullin e vazhdimit të "Game of Thrones". Në fakt nuk është vazhdim por rikthim 300 vite pas në kohë. Ngjarjet zhvendosen 300 vite më parë në shtëpinë e Targaryen-ve.

"House of the Dragon" do të titullohet seriali që bazohet në seritë e “Fire and Blood” të George R.R Martin.

“Universi i “Game of Thrones” është shumë i pasur me histori”, thotë Casey Bloys, presidentja e programacionit të HBO, “po presim të eksplorojmë origjinën e shtëpisë Targaryen dhe ditët më të hershme të Westeros bashkë me Migel, Ryan dhe George”.

"Game of Thrones" është një nga serialet më të pëlqyera e më të ndjekura në gjithë botën, i cili përfundoi me sezonin e tij të 8 duke zhgënjyer shumë fansa të cilët prisnin që të kishte më shumë sezone, gjë që ndryshoi dhe skemën e përfundimit të serialit që ka thyer rekordet televizive.

Të fundit